🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,306 ▼0.47%
DOW 50,215 ▼1.07%
NASDAQ 24,285 ▼0.18%
NAFTA 82.25 ▼2.84%
ARI 3,747 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $62,518 ▼ -1.58% ETH $1,744 ▼ -1.62% XRP $0.9674 ▲ +1.33% SOL $72.6100 ▲ +1.1%
S&P 500 7,306 ▼0.47 % DOW 50,215 ▼1.07 % NASDAQ 24,285 ▼0.18 % NAFTA 82.25 ▼2.84 % ARI 3,747 ▼3.04 % S&P 500 7,306 ▼0.47 % DOW 50,215 ▼1.07 % NASDAQ 24,285 ▼0.18 % NAFTA 82.25 ▼2.84 % ARI 3,747 ▼3.04 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

“Rritje me 12% nga viti i kaluar”- Ministri Demo nga Kuvendi: Buxheti më i madh në histori, më shumë siguri për

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi në Kuvend prioritetet e projektbuxhetit 2027, duke theksuar se rritja e financimit përkthehet në më shumë siguri për qytetarët, mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe shërbime më cilësore në territor.

Buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin në rreth 40 miliardë lekë, me një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2026. Një nga prioritetet kryesore është politika e re e pagave, për të cilën janë parashikuar 3.3 miliardë lekë.

Rreth 8,174 punonjës policie të gradës inspektor do të përfitojnë një rritje prej 23,600 lekësh në muaj, ose 27%, ndërsa për gradat e tjera rritja do të jetë 15 mijë lekë në muaj, nga 13% deri në 17%, duke përfshirë vjetërsinë në punë.

Krahas përmirësimit të trajtimit financiar, 2.8 miliardë lekë do të shkojnë për investime të brendshme, ndërsa 1.85 miliardë lekë janë parashikuar për projektin Smart City, që synon fuqizimin e kapaciteteve teknologjike të Policisë së Shtetit, parandalimin dhe luftën kundër paligjshmërisë. Në vitin 2027 parashikohet gjithashtu nisja e investimit për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Demo theksoi se mbështetja më e madhe për Policinë duhet të shoqërohet me profesionalizëm dhe llogaridhënie, duke veçuar reformën në Akademinë e Sigurisë, me mbështetjen e institucioneve homologe italiane, si një hap të rëndësishëm drejt standardeve më të larta të formimit policor.

Në fokus të buxhetit është edhe pushteti vendor. Transferta nga shteti për bashkitë do të arrijë në 49.4 miliardë lekë, me rritje 4%, ndërsa Granti i Performancës do të vijojë me 200 milionë lekë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Reforma Territoriale, decentralizimi dhe forcimi i kapaciteteve financiare e administrative të bashkive do të jenë gjithashtu prioritete për vitin 2027.

Ministri u ndal edhe te rindërtimi, duke bërë të ditur se 1.8 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2026 do t’i akordohen Bashkisë së Tiranës për përshpejtimin e procesit, ndërsa i njëjti nivel mbështetjeje financiare për bashkitë e prekura nga tërmeti parashikohet edhe për vitin 2027.

Në përfundim, Demo theksoi se vlera e këtij buxheti matet mbi të gjitha me ndryshimet konkrete në jetën e qytetarëve: më shumë siguri publike, shërbime më cilësore dhe institucione më pranë tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.