⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▲0.27%
DOW 51,760 ▼0.43%
NASDAQ 25,334 ▲0.68%
NAFTA 96.24 ▼0.23%
ARI 3,935 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,627 ▲ +0.72% ETH $2,287 ▲ +1.48% XRP $1.2771 ▲ +1.96% SOL $93.2500 ▲ +1.51%
S&P 500 7,562 ▲0.27 % DOW 51,760 ▼0.43 % NASDAQ 25,334 ▲0.68 % NAFTA 96.24 ▼0.23 % ARI 3,935 ▼0.88 % S&P 500 7,562 ▲0.27 % DOW 51,760 ▼0.43 % NASDAQ 25,334 ▲0.68 % NAFTA 96.24 ▼0.23 % ARI 3,935 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut dënon kërcënimet ndaj Anita Nikajt dhe aktivisteve feministe

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka dënuar fushatën denigruese dhe kërcënimet ndaj Anita Nikajt dhe aktivisteve të tjera feministe, të cilat po protestojnë kundër femicidit në Kosovë.

Në një reagim publik, ky rrjet ka vlerësuar se përpjekjet për të diskredituar aktivizmin e tyre dhe për t’i paraqitur kërkesat për drejtësi si të motivuara politikisht cenojnë të drejtën e grave për protestë dhe rrezikojnë sigurinë e tyre.

Sipas reagimit, kërcënimet ndaj Nikajt dhe aktivisteve të tjera janë raportuar në Policinë e Kosovës nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, së bashku me vetë Nikajn.

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar që këto kërcënime të trajtohen me seriozitetin më të lartë, duke theksuar se kërcënimet me dhunë seksuale dhe vrasje, si në internet ashtu edhe jashtë tij, janë forma të intimidimit që synojnë të heshtin pjesëmarrjen e grave në jetën publike.

Në këtë drejtim, organizatat i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetime penale sipas detyrës zyrtare për kërcënimet online ndaj aktivistëve të shoqërisë civile.

Po ashtu, Policisë së Kosovës i është kërkuar të identifikojë pa vonesë personat përgjegjës, të ruajë provat digjitale, të sigurojë llogaridhënie dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e personave të shënjestruar.

Rrjeti u ka bërë thirrje edhe zyrtarëve publikë dhe përfaqësuesve politikë që t’i dënojnë këto sulme, ndërsa mediave, figurave publike dhe përdoruesve të rrjeteve sociale u ka kërkuar të përmbahen nga shpërndarja e përmbajtjeve poshtëruese dhe të refuzojnë gjuhën seksiste.

“Qëndrojmë në solidaritet të plotë me aktivistet e shënjestruara dhe me të gjitha gratë që përballen me dhunë sepse refuzojnë të heshtin. Kërkesa e tyre për një jetë të sigurt dhe me dinjitet na përket të gjithëve”, thuhet në reagim.

Reagimi është nënshkruar nga organizatat anëtare të Human Rights Network: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSG), Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE), Iniciativa e Re Sociale (NSI) dhe HANDIKOS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.