Rruga drejt Europianit! Shqipëria merr lajmin më të mirë, luan pa presionin e jashtëzakonshëm në grup
Shqipëria do të shfrytëzojë fazën “play off” në mars 2028, nëse nuk kualifikohet direkt përmes dy vendeve të para në grupin e saj për Europianin.
“Football Meets Data” tregon se në 98,9% të projeksioneve, Shqipëria është përfituese për vendin në “play off”. Duke qenë se kuqezinjtë nuk projektohen si vend që kualifikohet direkt përmes grupit, konsiderohen 63% mundësi që të jetë nevoja për skenarin e “play off”.
“Play off” do t’i nevojitet kuqezinjve, vetëm nëse nuk kualifikohet direkt përmes grupit që mëson më 6 dhjetor. Vendi i parë shkon direkt në Europian, si edhe tetë përfaqësueset me më tepër pikë si vend i dytë në 12 grupe.
“Play off” për marsin e vitit 2028, nëse Shqipëria e mbyll grupin në vend të tretë apo katërt, mund të thuhet me siguri. Kjo pasi vetëm një skenar i konsideruar i pamundur, ku çdo grup të sillte çudi, do të bënte që vendeve “big” në Europë t’u nevojitet “play off” për Europianin.
Objektiv është vetëm pjesëmarrja si një nga 24 vendet më të mira në Europë. Çdo skenar tjetër do të ishte dështim i madh për kuqezinjtë që kanë dy mundësi.
RRUGA DREJT EUROPIANIT
-12 fitueset e grupeve kualifikuese shkojnë direkt në Europian.
-8 vendet e dyta më të mira kualifikohen gjithashtu direkt.
-4 vendet e dyta të mbetura shkojnë në play-off.
-Vendet e tjera të nevojshme në play-off plotësohen nga fitueset e grupeve të Ligës së Kombeve 2026/27, që nuk kanë siguruar më parë kualifikimin ose një vend në play-off. Shqipëria përfiton menjëherë si përfaqësuese që ka fituar grupin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.