☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 84.20 ▼0.53%
ARI 3,767 ▼2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,068 ▼ -1.31% ETH $1,793 ▼ -1.52% XRP $0.9805 ▲ +1.06% SOL $74.1900 ▲ +0.68%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.20 ▼0.53 % ARI 3,767 ▼2.52 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 84.20 ▼0.53 % ARI 3,767 ▼2.52 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Bota

BAKU – Wadephul i kërkon Iranit të negociojë dhe të shmangë përshkallëzimin e konfliktit

BAKU, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje sot për një zgjidhje të negociuar të konfliktit me Iranin, duke i kërkuar udhëheqjes në Teheran të tregojë gatishmëri për dialog.

“Çdo përshkallëzim ushtarak, mund të shkaktojë tronditje jo vetëm në rajon, por edhe në ekonominë globale dhe në rendin ndërkombëtar”, deklaroi Wadephul për gazetarët në Baku, pas një takimi me homologun e tij azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov.

Ai i bëri thirrje udhëheqjes iraniane të paraqitet në negociata me një qëndrim të bashkërenduar.

Sipas ministrit gjerman, Teherani mban përgjegjësi të konsiderueshme për parandalimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm, si në Iran, ashtu edhe në rajonin më të gjerë, përfshirë zonën përreth Detit Kaspik dhe Gjirit Persik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit, me synimin për të dobësuar kapacitetet e tij ushtarake dhe bërthamore. Që prej asaj kohe, konflikti ka mbetur i pazgjidhur.

Irani ka një mjet të fuqishëm presioni, përmes kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi jetike për transportin e naftës në mbarë botën.

Wadephul përmendi marrëveshjen e vitit të kaluar mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump, si një shembull të rezultateve që mund të arrihen përmes negociatave.

“Kjo është një mundësi historike, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën, për të treguar se konfliktet mund të marrin fund, se mund të gjendet një ekuilibër dhe se, në fund, respektohet e drejta ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Marrëveshja me 17 pika parashikon njohjen reciproke të kufijve ekzistues të të dy vendeve, pas konfliktit të tyre për Nagorni-Karabahun.

Ministri gjerman njoftoi gjithashtu se më 18 dhjetor do të zhvillohet një takim në kuadër të një formati të ri diplomatik, që synon të nxisë stabilitetin në Azinë Perëndimore.

Formati, i quajtur E4-R4, përfshin Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe, së bashku me Turqinë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Pakistanin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.