☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +1.88% ETH $2,491 ▲ +2.63% XRP $1.3825 ▲ +2.04% SOL $109.5800 ▲ +0.86%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Rruga “Pjetër Budi” në rikonstruksion, Ristani: Tani ka parametrat e çdo rruge urbane të Tiranës

Rruga “Pjetër Budi”, një aks që lidh Njësinë Administrative nr.2 me zonën e Liqenit të Farkës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Punimet u inspektuan sot nga Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi nevojën e kësaj ndërhyrje pasi infrastruktura ekzistuese ishte e amortizuar dhe jashtë standardeve urbane.

“Kur themi rruga ‘Budi’ mendojmë qendrën e Tiranës, por në fakt ky është një zgjatim i rrugës që kalon jo vetëm nga Qyteti Studenti, por deri te Liqeni i Farkës, duke krijuar një hyrje shumë të mirë në hapësirë të gjelbër të Tiranës, përveç parkut të liqenit, të gjitha zonat qofshin ato sipër Qytetit Studenti, apo këtej nga Njësia 1 te Kryegjyshata, kanë mundësi të frekuentojnë jo vetëm liqenin, por edhe hapësirat e tjera me trotuar edhe me kalim më të lehtë makinash”, tha Ristani.

Më tej, ajo bëri me dije se investimi përfshin rikonstruksion të plotë të infrastrukturës rrugore, duke nisur nga shtresat asfaltike, trotuaret, ndriçimi rrugor, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, si edhe linjat rezervë dhe hidrantët.

“Kjo është një infrastrukturë që pothuajse nuk ka ekzistuar apo ka qenë një infrastrukturë e bërë në mjete rrethanore, tani ka të gjitha parametrat e çdo rruge urbane të Tiranës, e cila jo vetëm do të lidhë njësitë dhe të krijojë akses në Unazën e Tiranës dhe në hapësira të tjera kreative, por edhe të krijojë një jetë cilësore dhe komunitare për të gjithë banorët e këtyre zonave të cilët kanë qenë afër me njëri-tjetrin por të izoluar për shkak të infrastrukturës. Bëhet fjalë për një investim serioz në pikëpamjen e trotuareve dhe të rrugës së automjeteve, por edhe të ndriçimit, të kullimit dhe të gjithë kanalizimeve ashtu siç duhet në çdo pjesë të Tiranës”, deklaroi Anuela Ristani.

“Pjetër Budi” shërben si rrugë lidhëse për zonën e populluar të Rrugës së Elbasanit dhe Qytet Studenti,  me zonën e Liqenit te Farkës. Ajo ka qenë prej vitesh e amortizuar, me mungesë të infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe kanalizimeve funksionale. Projekti i rikonstruksionit synon ndërtimin e plotë të shtresave rrugore, trotuareve, ndriçimit dhe sistemit të kanalizimeve sipas standardeve bashkëkohore. Punimet përfshijnë gjithashtu përmirësimin e sinjalistikës dhe rritjen e sigurisë rrugore për banorët e zonës.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.