☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +1.88% ETH $2,491 ▲ +2.63% XRP $1.3825 ▲ +2.04% SOL $109.5800 ▲ +0.86%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Korça e Maliqi një bashki, Peleshi: Është bashkia me sipërfaqen më të madhe

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka folur nga Korça për reformën administrativo-territoriale, e cila u miratua në orët e para të mëngjesit në Parlament.

Ai tha se tashmë, me hartën e re, Korça dhe Maliqi bëhen një bashki, e cila është edhe bashkia më e madhe në vend për nga sipërfaqja. Sipas tij, bashkimi i të dyjave do të jetë një ogur i mirë për bujqësinë, pasi bashkia e re do të administrojë të gjithë fushën e Maliqit dhe të Korçës, e cila është fusha e dytë më e madhe në vend.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, u shpreh “E kam fjalën për hartën e re administrativo-territoriale. Sipas hartës së re, Bashkia e Korçës bëhet bashkia më e madhe në Shqipëri për nga sipërfaqja, me një sipërfaqe prej 1,462 kilometrash katrorë. Pra, siç e dini, Korça dhe Maliqi, dy bashkitë, bashkohen në një bashki të madhe të vetme dhe kanë një sipërfaqe jo vetëm më të madhen në vend, por edhe rreth 200 kilometra katrorë më shumë se bashkia pasuese, që është Bashkia e Elbasanit. Ç’lidhje ka kjo me bujqësinë dhe blegtorinë? Natyrisht që e kuptojmë, sepse kjo sipërfaqe e madhe nuk vjen për shkak të numrit të madh të popullsisë. Popullsia e bashkisë së re është rreth 100 mijë banorë, por për shkak të fushës së madhe të Korçës dhe të Maliqit, që tashmë përbëjnë një hapësirë të vetme. Mund ta quajmë edhe Fusha e Maliqit, për të përkëdhelur pak ata që ende e shohin me skepticizëm reformën.”

Peleshi u shpreh i bindur se reforma e re e sapomiratuar është mjaft e mirë dhe do të japë frytet e veta edhe në fushën e bujqësisë, ashtu si edhe në fusha të tjera.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.