🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 87.54 ▲2.08%
ARI 4,424 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $78,004 ▼ -0.44% ETH $2,453 ▲ +0.35% XRP $1.3667 ▼ -0.56% SOL $102.2600 ▼ -0.96%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.54 ▲2.08 % ARI 4,424 ▼1.28 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.54 ▲2.08 % ARI 4,424 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kronika

Rrugorja e Gjirokastrës në “gjueti” të shoferëve të pabindur, radarë dhe dronë për t’i zbuluar! 4 të proceduar dh

Policia Rrugore e Gjirokastrës njoftoi sot (1 shtator) se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror.

Gjatë periudhës 24-31 gusht, kontrollet kanë çuar në procedimin penal të 4 drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa 18 leje drejtimi janë pezulluar. Në total, Policia Rrugore ka vendosur 1441 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Shkeljet më të shumta lidhen me tejkalimin e shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara. Konkretisht, janë vendosur 549 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 335 për parakalime të gabuara.

Ndërkohë, 379 drejtues janë ndëshkuar për ndalim apo qëndrim të gabuar, 18 për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse dhe një për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

“Policia Rrugore e Gjirokastrës/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Gjirokastrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara dhe kalojnë limitin e shpejtësisë, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 24-31.08.2026, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 18 leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1441 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

-335 masa për parakalime të gabuara;

-549 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

-379 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;

-18 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-1 masë për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-159 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.