☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,515 ▲1.87%
DOW 52,063 ▲1.52%
NASDAQ 25,192 ▲2.49%
NAFTA 87.72 ▼3.42%
ARI 4,127 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,208 ▼ -1.13% ETH $2,134 ▼ -4.76% XRP $1.1022 ▼ -4.83% SOL $87.4300 ▼ -2.61%
S&P 500 7,515 ▲1.87 % DOW 52,063 ▲1.52 % NASDAQ 25,192 ▲2.49 % NAFTA 87.72 ▼3.42 % ARI 4,127 ▲1.28 % S&P 500 7,515 ▲1.87 % DOW 52,063 ▲1.52 % NASDAQ 25,192 ▲2.49 % NAFTA 87.72 ▼3.42 % ARI 4,127 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbikëqyrur përgatitjen e një memoje të klasifikuar që paralajmëronte zyrtarët e lartë të administratës Trump për lidhjen intime të shefit të Nvidia-s, Jensen Huang, me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Sipas New York Times, paralajmërimi ishte shpërndarë para vizitës së presidentit Donald Trump në Kinë në muajin maj dhe ngrinte shqetësime për sigurinë kombëtare, në një kohë kur rivaliteti mes Washingtonit dhe Pekinit për Al po intensifikohej.

Memoja thuhet se ishte bazuar në mbikëqyrjen elektronike të Alice Huang, shtetase kineze dhe drejtuese e lartë në një kompani me bazë në Singapor, e cila po hetohej për dyshime se kishte kontrabanduar çipa të avancuar të Nvidia-s drejt Kinës.

Sipas raportimit, zyrtarët amerikanë të inteligjencës kishin arritur në përfundimin se Alice Huang ishte rekrutuar nga Ministria kineze e Sigurisë së Shtetit, agjencia kryesore e inteligjencës në Kinë.

Mbikëqyrja kishte zbuluar gjithashtu marrëdhënien e saj të afërt me Jensen Huang, duke bërë që zyrtarët amerikanë të identifikonin drejtuesin e Nvidia-s si personin e përfshirë në raportet e inteligjencës.

Roli i Rubios në përgatitjen e paralajmërimit tregon se zyrtarë të lartë të administratës amerikane kishin dijeni për shqetësimet e mundshme të sigurisë, në një kohë kur Huang vazhdonte të kishte ndikim në politikat teknologjike të Trumpit.

Jensen Huang ka kundërshtuar kufizimet më të ashpra ndaj eksporteve të çipave të avancuar drejt Kinës, duke argumentuar se Nvidia duhet të lejohet të shesë pothuajse të gjithë teknologjinë e saj, përveç produkteve më të reja.

Pas publikimit të raportimeve, Nvidia njoftoi nisjen e një hetimi të pavarur, ndërsa Huang pranoi se kishte pasur një marrëdhënie intime me Alice Huang.

Kompania ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se siguria kombëtare amerikane apo sekretet e Nvidia-s janë komprometuar.

Huang gjithashtu u kërkoi falje punonjësve, duke pranuar se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.