☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,633 ▼0.25%
DOW 50,672 ▼0.46%
NASDAQ 26,811 ▼0.19%
NAFTA 92.22 ▲1.99%
ARI 4,194 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,998 ▲ +0.26% ETH $2,688 ▲ +0.32% XRP $1.4811 ▼ -1.21% SOL $117.2700 ▼ -1.4%
S&P 500 7,633 ▼0.25 % DOW 50,672 ▼0.46 % NASDAQ 26,811 ▼0.19 % NAFTA 92.22 ▲1.99 % ARI 4,194 ▲0.18 % S&P 500 7,633 ▼0.25 % DOW 50,672 ▼0.46 % NASDAQ 26,811 ▼0.19 % NAFTA 92.22 ▲1.99 % ARI 4,194 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

RUSI – Moska dëbon diplomatë hungarezë

MOSKË, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka vendosur të dëbojë diplomatë hungarezë në kundërpërgjigje ndaj dëbimit të 10 diplomatëve rusë nga Budapesti rreth një muaj më parë, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Një grup diplomatësh hungarezë nga ambasada në Moskë, si dhe nga konsullatat e përgjithshme në Shën Peterburg dhe Kazan, janë urdhëruar të largohen nga Rusia brenda dy javësh.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e saktë të diplomatëve të prekur, megjithëse masa të tilla reciproke zakonisht përfshijnë të njëjtin numër zyrtarësh.

Ministria e Jashtme ruse tha se një përfaqësues i ambasadës hungareze ishte thirrur dhe ishte njoftuar për një protestë të fortë ndaj asaj që Moska e cilësoi si dëbim “të pabazuar dhe jomiqësor” të diplomatëve rusë.

Rusia kishte paralajmëruar një përgjigje të fortë menjëherë pasi Hungaria njoftoi dëbimin e diplomatëve rusë më 8 shtator.

Në atë kohë, Budapesti tha se diplomatët po dëboheshin për shkak të aktiviteteve “të papranueshme për diplomatët sipas Konventës së Vjenës”, pa dhënë hollësi të tjera.

Diplomatët rusë në Evropë janë përballur vazhdimisht me akuza se kryejnë edhe veprimtari në shërbim të inteligjencës ruse.

“Ne po mbrojmë sovranitetin tonë”, kishte deklaruar në atë kohë kryeministri hungarez Péter Magyar.

Marrëdhëniet mes Budapestit dhe Moskës kishin mbetur relativisht të afërta gjatë qeverisjes së paraardhësit të Magyarit, Viktor Orban, i cili u takua disa herë me presidentin rus Vladimir Putin, edhe pas nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Në reagim ndaj masës së fundit të Moskës, Ministria e Jashtme hungareze tha se Budapesti “nuk është i interesuar për përshkallëzimin e tensioneve diplomatike”, por mbështeti vendimin e mëparshëm, duke theksuar se ai ishte marrë për arsye të sigurisë kombëtare. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.