Rusia bëri thirrje që të ndërpritet presioni i jashtëm ndaj Maqedonisë dhe t’u mundësohet forcave përgjegjëse politike në republikë që vetë ta përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Nga Ministria e jashtme ruse thonë se më 27 prill opozita në Maqedoni, duke e anashkaluar procedurën e zakonshme kanë zgjedhur kryetar të parlamentit – shqiptar sipas kombësisë. Në shenjë proteste, aktivistët nga lëvizja “Për Maqedoni të bashkuar” hyrën me dhunë në ndërtesën e parlamentit në Shkup dhe shkaktuan trazira.
“Në situatën e tanishme mund të gjehet zgjidhje adekuate vetëm përmes dialogut brenda-maqedonas në kuadër të sferës kushtetuese-juridike”, deklaruan nga MPJ-ja ruse.
“Është e domosdoshme që të ndërpritet çfarëdo lloj preson i jashtëm dhe t’u mundësohet forcave përgjegjëse politike të Republikës së Maqedonisë vetë ta caktojnë zhvillimin e ardhshëm të vendit”, thuhet edhe një herë në reagim.