⛈️
Tiranë 25°C · Stuhi me breshër 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,319 ▼ -0.33% ETH $2,541 ▲ +1.43% XRP $1.3686 ▲ +0.51% SOL $101.9200 ▲ +0.74%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Bota

Sa gjatë duhet të ruhet ushqimi në ngrirje? Nga mishi te peshku dhe perimet, afatet që duhen respektuar

– Ngrirësi është një aleat i rëndësishëm për ruajtjen e ushqimeve për periudha më të gjata, reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe organizimin më të mirë të blerjeve. Por, ngrirja nuk do të thotë se një ushqim mund të ruhet përgjithmonë pa ndryshuar cilësia e tij, shkruan “Il Messaggero”.

Afati i rekomanduar i ruajtjes ndryshon në varësi të llojit të ushqimit, mënyrës së paketimit dhe kushteve në të cilat ai është ngrirë dhe ruajtur.

Afatet e rekomanduara për ushqimet e ngrira nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një datë skadence.

Sipas platformës së qeverisë amerikane për sigurinë ushqimore “Food Safety”, nëse ushqimi është mbajtur vazhdimisht në temperaturën -18°C ose më të ulët, ai mund të mbetet i sigurt për një kohë të pacaktuar.

Megjithatë, sa më gjatë të qëndrojë në ngrirës, aq më shumë mund të ulet cilësia e tij.

Me kalimin e kohës mund të ndryshojnë shija, aroma, ngjyra, lëngshmëria dhe konsistenca.

Sa gjatë mund të ruhen ushqimet?

Afatet ndryshojnë ndjeshëm sipas produktit. Për cilësi optimale, udhëzimet rekomandojnë përgjithësisht:

  • Mishi i grirë dhe mishi i shpendëve i grirë: 3–4 muaj;
  • Biftekët, bërxollat dhe rostoja e viçit, derrit dhe qengjit: rreth 4–12 muaj;
  • Mishi i pulës: pjesët deri në rreth 9 muaj, ndërsa pula e plotë deri në 12 muaj;
  • Sallami, salsiçet dhe produkte të ngjashme: zakonisht 1–2 muaj, në varësi të produktit;
  • Mishi i gatuar dhe shpendët e gatuar: përgjithësisht disa muaj;
  • Supat dhe gjellët: rreth 2–3 muaj;
  • Peshku: afati ndryshon sipas llojit; peshqit më të yndyrshëm zakonisht kanë afat më të shkurtër ruajtjeje cilësore se peshqit më të dobët;
  • Perimet: mund të ruhen për disa muaj, por afati dhe cilësia ndryshojnë sipas llojit.

Këto janë afate orientuese për ruajtjen e cilësisë dhe jo domosdoshmërisht kufij absolutë të sigurisë, nëse temperatura është mbajtur vazhdimisht në -18°C ose më poshtë.

Ngrirja nuk i eliminon bakteret

Një keqkuptim i zakonshëm është se ngrirja i shkatërron bakteret. Në fakt, temperaturat e ngrirjes, ndalojnë ose pengojnë shumëzimin e shumicës së baktereve, por nuk i eliminojnë ato në mënyrë të domosdoshme.

Për këtë arsye, rëndësi ka jo vetëm koha që ushqimi qëndron në ngrirës, por edhe mënyra se si është trajtuar para ngrirjes dhe pas shkrirjes.

Si duhet shkrirë ushqimi?

Ushqimi i ngrirë nuk duhet lënë të shkrihet në temperaturën e ambientit. FDA, agjencia përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik, rekomandon tri mënyra të sigurta, në frigorifer; në ujë të ftohtë, duke e ndërruar ujin çdo 30 minuta dhe në mikrovalë, por në këtë rast ushqimi duhet të gatuhet menjëherë pas shkrirjes.

Gjithashtu, ushqimet që prishen lehtë, si mishi, peshku, shpendët dhe ushqimet e gatuara, duhet të futen në frigorifer ose ngrirës brenda dy orëve nga blerja ose përgatitja.

Çfarë ndodh në rast ndërprerjeje të energjisë?

Në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, dera e ngrirësit duhet të mbahet e mbyllur sa më shumë të jetë e mundur.

Një ngrirës i mbushur plot, mund të ruajë temperaturën e përshtatshme për rreth 48 orë, nëse dera nuk hapet.

Nëse ushqimi ka ende kristale akulli ose temperatura e tij është 4°C ose më e ulët, ai mund të ngrihet përsëri ose të gatuhet.

Nëse nuk dihet sa gjatë ka qëndruar në temperaturë më të lartë, rekomandohet të mos konsumohet.

Temperatura është faktori kryesor

Ngrirësi duhet të mbahet në -18°C ose më poshtë. Për të kontrolluar temperaturën reale, rekomandohet përdorimi i një termometri të posaçëm për frigoriferin dhe ngrirësin.

Nuk është vetëm numri i muajve, që përcakton nëse një ushqim i ngrirë është i sigurt.

Nëse zinxhiri i ftohtë është ruajtur dhe temperatura ka qëndruar vazhdimisht në -18°C ose më poshtë, produkti zakonisht humb në mënyrë graduale cilësinë, ndërsa siguria ushqimore lidhet veçanërisht me mënyrën e trajtimit, ruajtjes dhe shkrirjes së produktit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.