☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika

Nga Ardi Stefa

Ndikimi i figurave publike në debatin politik është një tipar i njohur në demokracitë perëndimore.

Në Shtetet e Bashkuara, në Francë, në Itali apo Britani, artistët dhe intelektualët nuk kanë frikë të marrin anë. Dikush mbështet një kandidat, dikush e kundërshton. Dikush ngre zërin për luftën, racizmin, lirinë e fjalës, emigracionin apo drejtësinë.

Në Francë, qindra shkrimtarë e filozofë firmosin manifeste për çështje që i konsiderojnë jetike për republikën.

Në Itali, debati publik nuk zhvillohet vetëm në parlament, por edhe në teatro, universitete e gazeta.

Intelektualët kanë një funksion publik në formësimin e debatit qytetar. Ata mund të gabojnë, mund të jenë të njëanshëm, mund të kritikohen, por nuk pranojnë të heshtin e as të jenë të padukshëm. Ata e kuptojnë se arti nuk është vetëm estetikë; mendimi nuk është vetëm fjalë, por është, në radhë të parë, ndërgjegje qytetare.

Po në Shqipëri?

Ku janë artistët tanë “të mëdhenj”? Ku janë aktorët, këngëtarët, regjisorët, shkrimtarët, profesorët dhe akademikët? Ku janë intelektualët kur shoqëria përçahet dhe polarizohet, kur qytetari mbetet pa zë, kur liria e fjalës vihet në provë, kur pushteti duhet kritikuar ose opozita duhet vënë përballë përgjegjësisë?

Shumë prej tyre zgjedhin heshtjen, pavarësisht se duhet të jenë ndërgjegjja e shoqërisë. Nëse ndërgjegjja hesht, pushteti nuk ka më nevojë të censurojë askënd. Ai fiton me pëlqimin dhe kontributin e atyre që duhet ta sfidonin.

Dhe heshtja, nuk është gjithmonë urtësi, por forma më elegante e dorëzimit para së keqes e cila triumfon edhe sepse ka njerëz që vendosin të mos flasin.

Nuk është as neutralitet. Shpesh është llogari. Është frikë për të mos humbur një projekt, një festival, një kontratë, një emision, një pension të posaçëm, një vend pune, një benefit nga pushteti. Është autocensurë, që në Shqipëri lidhet me presionet politike e ekonomike.
Jean- Paul Sartre thoshte se: “heshtja është, gjithashtu, një zgjedhje.”. Në Shqipëri heshtja është bërë profesion fitimprurës.

Atëherë: A kemi ende artistë dhe intelektualë, apo një brez artistësh tallavaje dhe intelektualësh me qira?

Apo gjasmeartistë, që dinë të këndojnë vetëm himnin e parave?
Gjasmeintelektualë, që flasin vetëm kur nuk rrezikojnë asgjë?
Gjysmëartistë e gjysmëintelektualë me qira, që kanë talent, por kanë humbur guximin e karakterin?
Dhe aspak artistë e aspak intelektualë, sepse kanë zgjedhur komoditetin në vend të së vërtetës dhe kanë hequr dorë nga misioni më i rëndësishëm i artit dhe mendimit: “Të shqetësojnë pushtetin dhe të zgjojnë shoqërinë!”?

Koha nuk i ka kujtuar artistët që heshtën, nuk ka as ngritur monumente për oborrtarët. Ka kujtuar e nderuar ata që i dolën përballë “oborrit”, ata që paguan çmimin e fjalës e ndërgjegjes së lirë.

Ndoshta problemi ynë nuk është se kemi pak artistë apo pak intelektualë.
Mbase problemi ynë është se kemi shumë njerëz të famshëm me shumë pak ndërgjegje shoqërore e qytetare, që kontribuojnë në krijimin e spektarotëve dhe konsolidimin e frikës.

Dhe një shoqëri e frikësuar e me spektatorë është dhurata më e bukur për çdo pushtet që nuk do të sfidohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.