☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e shkel me qëllim Kushtetutën e Kosovës, në zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit.

Sadiku, përmes një reagimi, u është drejtuar edhe deputetëve të pranishëm në seancë, duke thënë se heshtja e tyre nënkupton, sipas tij, pranimin e shkeljeve kushtetuese.

“Dmth, Vetëvendosja me paramendim po e shkel Kushtetutën e këtij vendi. Të gjithë deputetët që jeni aty, mbajeni mend mirë këtë ditë. Me heshtjen tuaj, jeni duke e pranuar këtë. Jeni duke e pranuar rrënimin e institucioneve të këtij shteti”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka paralajmëruar se, sipas tij, kjo situatë mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

“Mbajeni mend mirë: po na dërgoni prapë në zgjedhje. Po e përdhosni shtetin. Po e përdhosni Kushtetutën, rendin dhe ligjin. Po luani me një shtet për të cilin është sakrifikuar shumë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Sadiku ka thënë se zhvillimet e fundit nuk duhet të shihen më si përplasje mes pozitës dhe opozitës, por si çështje që lidhet me funksionimin e shtetit.

“Sot nuk është më çështje partie. Nuk është çështje pushteti apo opozite. Është çështje shteti”, ka shkruar ai.

Në fund, Sadiku ka paralajmëruar deputetët se përgjegjësia për veprimet e tyre do të mbetet pjesë e karrierës së tyre politike.

“Sepse kjo ditë do të mbetet e shkruar në karrierën tuaj politike dhe në përgjegjësinë tuaj para qytetarëve. Mandatet kalojnë. Pushteti kalon. Emrat dhe veprat mbesin. E ajo që po bëni sot, do t’ju përcjellë gjatë”, ka përfunduar Sadiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.