☁️
Tiranë 20°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,307 ▼0.23%
DOW 49,702 ▼0.99%
NASDAQ 24,495 ▲0.27%
NAFTA 83.50 ▲1.45%
ARI 3,678 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,083 ▲ +0.9% ETH $1,779 ▲ +1.52% XRP $0.9726 ▲ +0.23% SOL $73.5500 ▲ +1.25%
S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 % S&P 500 7,307 ▼0.23 % DOW 49,702 ▼0.99 % NASDAQ 24,495 ▲0.27 % NAFTA 83.50 ▲1.45 % ARI 3,678 ▼1.7 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Samiti i Berlinit për Ukrainën ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, aleatët rrisin presionin diplomatik pas bisedimeve mes

Aleatët evropianë të Ukrainës, përfshirë edhe Shqipërinë, janë mbledhur këtë të enjte në Berlin në kuadër të takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” (Coalition of the Willing), nismës që bashkon vendet mbështetëse të Kievit përballë agresionit rus.

Samiti zhvillohet vetëm pak orë pas bisedimeve trepalëshe në samitin e APEC-ut mes presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, në një moment kur udhëheqësit evropianë po ushtrojnë presion për të qenë pjesë aktive e procesit të negociatave të mbështetura nga Uashingtoni për përfundimin e luftimeve.

Në kryeqytetin gjerman ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është pritur nga kancelari gjerman Friedrich Merz. Kreu i qeverisë shqiptare merr pjesë në këtë takim me ftesë të kancelarit Merz, në një tryezë ku diskutohen çështje kyçe që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin evropian, duke rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë krah aleatëve strategjikë në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.

Krahas Shqipërisë dhe Gjermanisë mikpritëse, në tryezën e bisedimeve marrin pjesë udhëheqësit e Francës, Britanisë, Polonisë dhe Italisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i pranishëm në Berlin për punimet e samitit, përcaktoi objektivat kryesore të Kievit në këto diskutime.

“Prioritetet e Ukrainës janë forcimi i mbrojtjes sonë ajrore, mbështetja energjetike dhe financiare, rruga diplomatike dhe hapat e mëtejshëm drejt përfundimit të luftës dhe garantimit të sigurisë”, deklaroi Zelenskyy në një reagim publik, duke bërë të ditur se takimet po zhvillohen në formate të ndryshme, përfshirë edhe një tryezë të përbashkët me palën amerikane dhe këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare.

Takimi i Berlinit shoqërohet me qëndrime të prera nga liderët evropianë pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili të mërkurën iu referua homologut rus Vladimir Putin si “miku im”.

Kryeministri polak, Donald Tusk, reagoi drejtpërdrejt ndaj këtij cilësimi: “Z. Putin nuk është miku ynë dhe nuk do të jetë kurrë”.

Edhe kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shprehu shqetësimin e saj lidhur me afrimin diplomatik mes Uashingtonit dhe Moskës, duke e cilësuar të pakuptueshme dëshirën e një presidenti amerikan për t’u ulur në tryezë me Putinin.

“Mendoj se Putini do të jetë edhe më i guximshëm pas takimit të sotëm. Ai duket i lumtur. Për fat të keq, kjo nuk është një shenjë e mirë për paqen botërore dhe nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën”, u shpreh Frederiksen para gazetarëve, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të sjellë goditje edhe më të forta ndaj Evropës.

Nga ana e saj, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rikonfirmoi unitetin e bllokut në mbështetje të Kievit.

“Vetëm nëpërmjet forcës mund të arrijmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne do ta ruajmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe do të vazhdojmë me presion të plotë mbi Rusinë. Evropa qëndron e fortë dhe e bashkuar”, shkroi ajo në platformën X.

Ndërkohë, diplomacia gjermane theksoi se takimi i Berlinit synon t’i dërgojë një mesazh të qartë Moskës mbi domosdoshmërinë e negociatave reale.

“Është vërtet koha për t’i marrë seriozisht negociatat”, deklaroi Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në një intervistë për Deutsche Welle.

Sipas tij, aleatët po përgatiten për çdo skenar, përfshirë edhe mundësinë e dështimit të bisedimeve, çka do të kërkonte mbulimin e nevojave jetike të Ukrainës për energji dhe ushqim, krahas angazhimit të vazhdueshëm në planin ushtarak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.