☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.12 ▼0.79%
ARI 4,206 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,797 ▲ +0.91% ETH $2,560 ▲ +2.33% XRP $1.4094 ▲ +1.16% SOL $112.3300 ▲ +2.67%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.12 ▼0.79 % ARI 4,206 ▼0.24 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.12 ▼0.79 % ARI 4,206 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Sarajevo Saga” e Stefan Çapalikut, e përkthyer nga Vlora Konushevci, promovohet në dy aktivitete në Londër

Romani “Sarajevo Saga” i shkrimtarit Stefan Çapaliku do të promovohet në dy aktivitete letrare në Londër, më 13 dhe 14 tetor, pas botimit në anglisht nga shtëpia botuese Istros Books dhe e përkthyer nga Vlora Konushevci.

Aktiviteti i parë do të mbahet të martën, më 13 tetor, në EBRD Knowledge Hub, kurse i dyti është planifikuar për të mërkurën, më 14 tetor, në Ambasadën e Shqipërisë në Londër.

Botimi anglisht i romanit ka marrë vëmendjen e kritikës letrare britanike. Në një recension të botuar në “European Literature Network”, në rubrikën RivetingReviews, kritikja Morelle Smith vlerëson aftësinë e Çapalikut për të ndërtuar atmosferë dhe tension, duke e cilësuar veprën si një histori rrëmbyese.

Recensioni vë në pah ndërtimin e romanit nëpërmjet dy periudhave kohore, duke ndërthurur kërkimin e shkrimtarit Lekë Cukali për gjurmët e familjes së tij në Sarajevë me historinë e të afërmve që u larguan nga Shkodra në fund të Luftës së Parë Botërore.

Përmes kësaj historie, Çapaliku trajton kujtesën familjare, identitetin dhe përkatësinë, si dhe lidhjen në mes të kaluarës dhe të tashmes.

Romani “Sarajevo Saga”, është përzgjedhur nga libraria e pavarur londineze John Sandoe Books si një nga titujt kryesorë të letërsisë artistike për sezonin e vjeshtës dhe Krishtlindjeve 2026.

Ndërkohë, përkthimi i veprës në anglisht është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi i Përkthimit Letrar “Fjala shqipe në gjuhë të huaj” 2026, i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Shqipëri.

“Sarajevo Saga” është përzgjedhur dhe nominuar nga Istros Books për çmimin “The Queen Mary Small Press Fiction Prize 2027”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.