Kronika

Vrasje në Kavajë, arrestohet autori i krimit

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Luz i Madh të Kavajës është vrarë me pushkë një 31-vjeçar i identifikuar si Izet Xhani.

Menjëherë, forcat e Policisë së Komisariatit Kavajë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

I arrestuar në flagrancë është shtetasi Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button