☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.38 ▲2.36%
ARI 4,545 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,717 ▲ +11.34% ETH $2,278 ▲ +18.7% XRP $1.1482 ▲ +14.35% SOL $87.2100 ▲ +12.82%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.38 ▲2.36 % ARI 4,545 ▼0.02 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.38 ▲2.36 % ARI 4,545 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Sazani mes propagandës turistike dhe interesit kombëtar

Nga Ilir Çumani

Prej muajsh opinioni publik po përballet me një narrativë që e paraqet ishullin e Sazanit si destinacionin e ardhshëm të një turizmi elitar dhe si një investim që do të transformojë tërësisht potencialin ekonomik të zonës. Në prezantime publike, në skica arkitekturore dhe në makete ambicioze, Sazani shfaqet si një parajsë mesdhetare e gatshme të presë jahte luksoze, resorte të nivelit më të lartë dhe vizitorë nga e gjithë bota. Por përtej imazheve të kuruara dhe premtimeve të mëdha, lind një pyetje thelbësore: a përputhen këto projekte me realitetin fizik, ekonomik dhe strategjik të ishullit? Tradicionalisht, Sazani nuk ka qenë dhe nuk është një territor urban i pajisur me infrastrukturën e nevojshme për zhvillime turistike të përmasave që reklamohen.

Ai është një ishull me reliev kryesisht shkëmbor, me kufizime të mëdha natyrore dhe me mungesa të dukshme infrastrukturore. Një nga problemet më serioze mbetet furnizimi me ujë. Ishulli nuk disponon burime të mjaftueshme ujore për të mbështetur një kompleks të madh turistik – shërbimesh me standarte që dikton turizmi elitar.

Ndërtimi i një sistemi furnizimi nga kontinenti do të kërkonte investime kolosale dhe kosto të vazhdueshme operimi, të cilat rrallë përmenden në prezantimet publike. Po aq problematike është edhe çështja e energjisë. Infrastrukturat e dikurshme energjetike të ngritura gjatë periudhave të mëparshme historike nuk mund të përballojnë kërkesat e një projekti modern me kapacitet të lartë. Edhe teknologjitë alternative, si panelet diellore, ndonëse të dobishme, nuk garantojnë vetë plotësimin e nevojave energjetike të një resorti gjigant, pa investime shtesë shumë të mëdha. Në këtë pikë, debati nuk është më thjesht ekonomik apo turistik, por bëhet strategjik dhe kombëtar. Sazani nuk është një territor i zakonshëm.

Për dekada të tëra ai ka qenë pjesë e arkitekturës së mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë. Pozicioni i tij në hyrje të Gjirit të Vlorës dhe në një nga korridoret më të rëndësishme detare të Mesdheut i jep një rëndësi që shkon përtej vlerës turistike. Çdo ndryshim statusi, çdo transferim pronësie apo çdo koncesion afatgjatë duhet të analizohet jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në raport me sigurinë kombëtare dhe interesat afatgjata të shtetit shqiptar. Pikërisht këtu lind shqetësimi më i madh. A po zhvillohet ky proces me transparencën e nevojshme? A janë informuar qytetarët mbi pasojat afatgjata të këtyre vendimeve? A janë bërë publike studimet ekonomike, mjedisore dhe strategjike që justifikojnë projekte të tilla? Këto pyetje nuk konsiderohen pengesë për zhvillimin.

Përkundrazi, ato janë garancia që zhvillimi të mos kthehet në cenim të interesit publik. Kur bëhet fjalë për pasuri me rëndësi të veçantë kombëtare, kërkesa për llogaridhënie nuk është luks politik, por detyrim qytetar. Për këtë arsye, debati mbi Sazanin nuk duhet të reduktohet në entuziazmin e disa prezantimeve vizuale apo në premtime për fitime të ardhshme.

Shqipëria ka nevojë për një diskutim serioz, transparent dhe profesional mbi të ardhmen e këtij ishulli. Çdo vendim që prek një aset me peshë historike, gjeostrategjike dhe kombëtare duhet të kalojë përmes filtrit të interesit publik dhe jo vetëm të interesit politik dhe ekonomik afatshkurtër. Përvoja ka treguar se pasuritë strategjike humbasin shpejt kur vendimet merren në mungesë të debatit, por pasojat e tyre mbeten për dekada me radhë. Prandaj, çështja e Sazanit nuk është thjesht një debat për turizmin, por një debat për mënyrën se si Shqipëria administron territorin e saj, asetet strategjike, pasuritë e saj dhe përgjegjësinë ndaj brezave që do të vijnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.