⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.45 ▲1.42%
ARI 3,998 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▼ -2.52% ETH $2,227 ▼ -3.87% XRP $1.2538 ▼ -2.9% SOL $97.2600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Edhe seanca e kësaj të marte në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë, të cilët po gjykohen me procedurë të zakonshme, dështoi të zhvillohej.

Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm Veliaj, i cili nga burgu bëri me dije se ka dijeni për seancën dhe nuk do të paraqitet. Ai kërkoi të përfaqësohej nga avokati Plarent Ndreca, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe kishte bërë kërkesë për shtyrje të seancës, pasi gjendej në një gjykim tjetër.
Kjo mungesë, sipas SPAK, bëhet shkak për ndërprerjen e procesit, ndaj kërkoi nga Gjykata caktimin e një avokati kryesisht, si dhe të gjobisë avokatin.

Nga ana tjetër, avokati i Ajola Xoxës i rikujtoi edhe njëherë gjykatës kërkesën e bërë në seancën e mëparshme, për pezullimin e gjykimit për shkak të lejes së lindjes deri me mbi 60 ditë.

Por, sipas Gjykatës, të dhënat e paraqitura nga avokati nuk tregojnë pamundësinë objektive të të pandehurës për të marrë pjesë në seancë.

Në përfundim, gjykata gjobiti avokatin e Veliajt, Plarent Ndreca, me 50 mijë lekë gjobë, për shkak të mungesës së tij dhe caktoi avokaten Valentina Teodoresku, kryesisht për të mbrojtur kryebashkiakun, krahas avokatit të tij të zgjedhur.

Gjithashtu, gjykata caktoi 15 shtatorin për seancën e radhës, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn.

Po këtë të martë, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin Erion Veliajt, i cili u ankua në këtë gjykatë për pezullimin e afateve të paraburgimit nga Shkalla e Parë e Posaçme, mbas shtyrjeve të seancave gjyqësore në themel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.