☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,569 ▼0.04%
DOW 52,809 ▲0.28%
NASDAQ 26,121 ▼0.57%
NAFTA 79.62 ▲0.03%
ARI 4,013 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,794 ▼ -1.12% ETH $1,886 ▼ -2.5% XRP $1.1166 ▼ -1% SOL $76.6300 ▼ -2.01%
S&P 500 7,569 ▼0.04 % DOW 52,809 ▲0.28 % NASDAQ 26,121 ▼0.57 % NAFTA 79.62 ▲0.03 % ARI 4,013 ▼0.97 % S&P 500 7,569 ▼0.04 % DOW 52,809 ▲0.28 % NASDAQ 26,121 ▼0.57 % NAFTA 79.62 ▲0.03 % ARI 4,013 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Seanca plenare e Kuvendit, PS miraton e vetme zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe rezolutat për 10 institucione, opozita vijon bojkotin

Kuvendi miratoi sot, në seancën plenare, projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si edhe një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura.

Partia Demokratike vijoi bojkotin e seancës, duke kërkuar që Kuvendi të shqyrtojë ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.

Pas pesë orësh diskutime, Partia Socialiste votoi e vetme rendin e ditës, pasi PD dhe PL bojkotuan. Me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje, kryesisht në sektorin e bujqësisë, si edhe zhvillimi i Censit që pritet të nisë në tetor.

Me 77 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”, ndërsa me 78 vota pro dhe 1 kundër u miratua projektligji “Për censin e bujqësisë”.

Deputetët miratuan gjithashtu me 78 vota pro dhe 1 kundër projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016, ‘Për menaxhimin e kimikateve’, të ndryshuar”, si dhe me 76 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, ‘Për akuakulturën’”.

Me 77 vota pro dhe 2 kundër u miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për mbrojtjen e tokës bujqësore’”.

Kuvendi ratifikoi gjithashtu marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025, me 79 vota pro.

Me 78 vota pro u miratua marrëveshja e huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe ndërtimin e lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, si dhe u ratifikua Konventa për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil.

Po me 78 vota pro u miratua edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për librin në Republikën e Shqipërisë’”.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizionit Shqiptar, Autoritetit të Mediave Audiovizive, Entit Rregullator të Energjisë dhe Entit Rregullator të Ujit.

Deputetët miratuan gjithashtu me 76 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin për emërimin e Argita Frashërit anëtare të Këshillit të Statistikave.

Në përfundim të seancës, Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 2 kundër zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore deri më 30 nëntor 2026.

Votimi në seancë plenare

-Projektligji “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016 “Për menaxhimin e kimikateve”, të ndryshuar”-78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

-Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”-76 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar”- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër (Erion Braçe dhe Erald Kapri)

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”.- 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”- 78 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe), 2 kundër (Erald Kapri dhe Redi Muçi)

Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025″- 79 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”-77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025″- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”- 77 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”-77 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”- 77 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”-78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

-Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave”- Argita Frashëri, 76 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.