Seanca rinis me tensione, deputetët e PD ndezin flakadanë e tymuese, maxhoranca kalon në votimin e projektligjeve pa diskutim
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka rinisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren, ndërsa kanë ndezur flakadanë dhe tymuese. Për pasojë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim të projektligjeve, pa diskutim. I pranishëm në seancë ndodhet edhe kryeministri Edi Rama.
“Është shkelje e rëndë e rregullores ajo që po bëni, kërkojmë kalimin menjëherë në votim”, tha Balla.
Propozimi për ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim u miratua me 84 vota pro dhe 1 kundër. Pas këtij vendimi, mazhoranca vijoi procedurën për miratimin e projektligjeve pa debat parlamentar.
Tensionet u shoqëruan edhe me masa disiplinore ndaj disa deputetëve të opozitës. Xhelal Mziu u përjashtua nga seanca, ndërsa u vendos përjashtimi edhe i deputetëve Himçi, Kaso dhe Nallbati.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.