Seferi shënon 2 gola në Turqi, Asani tund rrjetën në Ligën e Kampioneve të Azisë
Lajme të mira për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League, veçanërisht nga reparti i sulmit.
Taulant Seferi po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në fitoren 4-0 të Kayserispor ndaj Istanbulspor, duke shënuar 2 gola.
Seferi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, ndërsa në minutën e 83-të shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij.
Ky ishte goli i 7-të sezonal në ligën e parë turke për sulmuesin kuqezi.
Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe sulmuesi tjetër i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili ka shënuar gol në Ligën e Kampioneve të Azisë me fanellën e Esteghlal në sfidën kundër Al Sadd.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.