☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,702 ▲ +0.82% ETH $2,341 ▲ +1.37% XRP $1.3188 ▲ +2.17% SOL $100.9600 ▲ +0.48%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko në takimin e FMN-së: Nevojitet vigjilencë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, së bashku me ministrin e Financave, Petrit Malaj, morën pjesë në një takim me dyer të mbyllura me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për të diskutuar mbi perspektivën dhe sfidat e politikës për Evropën të organizuar nga Departamenti Evropian i FMN.

Guvernatori Sejko, mbajti një fjalë në takim, duke ndarë disa reflektime mbi sfidat aktuale në një mjedis me pasiguri të lartë gjeopolitike dhe presione të rritura inflacioniste.

Në fjalën e tij, ai theksoi tre mesazhe kryesore.

“Së pari, Shqipëria ndodhet në një pozicion më të fortë falë përmirësimit të qëndrueshmërisë makroekonomike, stabilitetit financiar dhe reformave strukturore të ndërmarra gjatë dekadës së fundit”, u shpreh Sejko.

“Së dyti, pavarësisht këtyre arritjeve, nevojitet vigjilencë dhe reagim i kujdesshëm e në kohë ndaj zhvillimeve të reja, për të ruajtur stabilitetin e çmimeve”, vuri në dukje ai.

“Së treti, u theksua rëndësia e koordinimit ndërkombëtar, duke vlerësuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe nevojën për forcimin e dialogut dhe koordinimit të politikave në një ekonomi gjithnjë e më të ndërlidhur”, u shpreh Sejko sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë.

Guvernatori nënvizoi gjithashtu se stabiliteti makroekonomik është një investim afatgjatë që kërkon qëndrueshmëri dhe angazhim të vazhdueshëm.

Takimi u zhvillua në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës 2026 të FMN-së dhe BB-së në Uashington, DC.

/m.q/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.