☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,084 ▲ +0.5% ETH $2,509 ▲ +0.88% XRP $1.4040 ▲ +1% SOL $109.9300 ▲ +0.13%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Sporti

Seleksionime në SHBA dhe Kanada, FSHF vijon “gjuetinë” e talenteve në diasporë

Një nga nismat më të rëndësishme të Federatës së Futbollit vijon të mbetet identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në SHBA dhe Kanada.

Në këtë kuadër, më 27 qershor do të zhvillohet “Open Stage”, një ditë seleksionimi e dedikuar për futbollistët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014. Aktiviteti do të organizohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli dhe do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Ëarëick, Neë York.

Qëllimi i këtij aktiviteti është evidentimi dhe ndjekja nga afër e futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në SHBA dhe Kanada, me synimin për t’i afruar pranë ekipeve kombëtare të moshave.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave, ku të gjitha lojtaret e interesuara do të kenë mundësinë të marrin pjesë pa kufizim moshe.

Të gjithë futbollistët e interesuar duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën: [email protected].

Aplikimi duhet të përfshijë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, faqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, lojtarët do të marrin gjatë javës së parë të qershorit një e mail konfirmimi me orarin e paraqitjes, adresën e saktë të aktivitetit, si edhe formularin online “ëaiver”, që duhet të firmoset për pjesëmarrjen në seleksionim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.