☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.91 ▲0.89%
ARI 3,883 ▼3.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,972 ▼ -2.49% ETH $2,240 ▼ -0.85% XRP $1.2500 ▲ +0.66% SOL $95.1500 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,883 ▼3.67 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,883 ▼3.67 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

SERBI – Bërnabiç: Zgjedhjet presidenciale, afati i shpalljes deri më 27 nëntor

– Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi duhet të mbahen jo më vonë se 27 dhjetori, ndërsa shpallja e tyre duhet të bëhet deri më 27 nëntor, deklaroi sot presidentja në detyrë, Ana Bërnabiç, sipas “Tanjug”.

Në një konferencë për mediet në Beograd, Bërnabiç shpjegoi se, nëse institucionet e reja shtetërore formohen shpejt pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit, detyrën e presidentit të përkohshëm mund ta marrë një zyrtar tjetër.

Ajo shprehu besimin që deri më 27 nëntor, të jetë formuar të paktën parlamenti i ri.

Bërnabiç tha se, pasi të përfundojë procesi i përsëritjes së votimit, në disa qendra zgjedhore dhe të shpallen rezultatet përfundimtare, do të thërrasë sa më shpejt seancën e parë të parlamentit.

Ajo u bëri thirrje forcave politike që fituan zgjedhjet të marrin përgjegjësinë dhe të nisin pa vonesë krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

“Formimi i shpejtë i institucioneve është gjëja më e rëndësishme në këtë moment, në mënyrë që ata që fituan zgjedhjet, të marrin përgjegjësinë për mënyrën se si jetojnë qytetarët në këtë vend”, deklaroi Bërnabiç.

Duke iu referuar zhvillimeve pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, ajo bëri thirrje për qetësi dhe respektim të Kushtetutës, ligjeve dhe institucioneve të vendit.

Bërnabiç i cilësoi të papranueshme disa ngjarje të ndodhura pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, duke përmendur ndërhyrjet në mediet televizive “Informer” dhe “Pink”, si dhe incidente të tjera që, sipas saj, përbëjnë presion ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Ajo u kërkoi fituesve të zgjedhjeve të mos lejojnë që dhuna dhe mosrespektimi i ligjit të vazhdojnë, duke theksuar se përgjegjësia për qeverisjen e vendit duhet të kalojë te shumica e re parlamentare.

Afatet për zgjedhjet presidenciale

Aleksandër Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator, duke ia kaluar përkohësisht detyrat kryetares së parlamentit, Ana Bërnabiç.

Sipas legjislacionit serb, pas përfundimit të parakohshëm të mandatit presidencial, zgjedhjet e reja, duhet të zhvillohen brenda tre muajve.

Për këtë arsye, votimi duhet të mbahet jo më vonë se 27 dhjetori.

Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare të parakohshme u zhvilluan më 25 tetor.

Lista e mbështetur nga lëvizja studentore doli fituese, duke mposhtur koalicionin e udhëhequr nga “Partia Përparimtare Serbe” e Vuçiçit.

Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende plotësisht, pasi votimi do të përsëritet në disa qendra më 1 nëntor.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, do të nisë procedura për konstituimin e parlamentit të ri dhe formimin e institucioneve qeverisëse. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.