☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,328 ▼ -0.97% ETH $2,243 ▲ +0.56% XRP $1.2456 ▼ -0.34% SOL $95.6900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

SERBI – Vuçic: Pas shpalljes së ditës së zgjedhje parlamentare do të dorëhiqem

BEOGRAD, 10 korrik /ATSH -AA/ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic  ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i tij disa ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare..

“Po i paraqes gjërat ngadalë. Unë duhet që, në cilësinë e presidentit të Republikës, të shpall zgjedhjet parlamentare, pastaj do të kalojnë disa ditë dhe më pas do të jap dorëheqje”, tha Vuçiq për mediat lokale.

Vuçiç tha se nëse bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tij shprehin dëshirën që ai të jetë kandidat për kryeministër, ai nuk do ta zhvillojë fushatën nga pozita e presidentit të shtetit, por nga pozita e një qytetari të zakonshëm.

“Dua të tregoj se mund të kem të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët, të luftoj dhe të fitoj”, tha ai.

I pyetur nëse është lodhur për një tjetër “garë”, Vuçic u përgjigj se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është lodhur fare, duke shtuar se do të gënjente gjithashtu nëse do të thoshte se nuk ka më energji, pasi ka përgjegjësi ndaj fëmijëve të tij.

“Kam një lloj përgjegjësie edhe ndaj djalit të vogël me të cilin kaloj pak kohë si dhe ndaj këtyre dy fëmijëve të rritur që kanë mbetur pa nënë dhe unë nuk u kam ofruar mbrojtje. Dhe kjo më ka ndryshuar në një farë mënyre. Më ka ndryshuar në kuptimin e emocioneve që janë jashtëzakonisht negative ndaj atyre që i kërcënuan, që nga bombardimi me uranium të varfëruar e deri te lloj-lloj sjelljesh të shfrenuara që i bëjnë në vila në Berlin”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.