Rajoni

Serbia synon marrjen e kontrollit të hapësirës ajrore të Kosovës

Qeveria e Serbisë ka bërë një kërkesë zyrtare në Bashkimin Evropian, për të marrë përsipër mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimeve të kontrollit ajror mbi territorin e Republikës së Kosovës, pas skadimit të mandatit të Hungarisë.

Kjo kërkesë është bërë nga shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç, në një takim që ai ka pasur në shtator të këtij viti në Bruksel me zyrtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” burime diplomatike ndërkombëtare.

“Përfaqësuesi i qeverisë serbe e ka shtruar këtë kërkesë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet”, ka theksuar diplomati i afërt me rrjedhat e takimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button