🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,766 ▲0.11%
DOW 53,977 ▼0.11%
NASDAQ 26,703 ▲0.05%
NAFTA 80.55 ▲3.03%
ARI 4,388 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,755 ▼ -0.65% ETH $1,899 ▼ -1.24% XRP $1.0300 ▼ -0.82% SOL $76.5800 ▼ -0.07%
S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,977 ▼0.11 % NASDAQ 26,703 ▲0.05 % NAFTA 80.55 ▲3.03 % ARI 4,388 ▼0.26 % S&P 500 7,766 ▲0.11 % DOW 53,977 ▼0.11 % NASDAQ 26,703 ▲0.05 % NAFTA 80.55 ▲3.03 % ARI 4,388 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

“Serbia të respektojë detyrimet”/ Tha se do devijonte rrjedhën e Ibrit, ministri Hoxha i përgjigjet Vuçiçit: Uji nuk mund të përdoret për presion ndaj Kosovës

Shqipëria ka reaguar zyrtarisht pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë për deklaratën e presidentit serb dhe për përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve të Serbisë në shqyrtimin e mundësisë për ndërhyrje në rrjedhën e lumit.

Sipas Hoxhës, ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një çështje thjesht e brendshme e një shteti. “Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme”, është shprehur ministri.

Hoxha thekson se çdo ndërhyrje e tillë mund të ketë pasoja përtej territorit të Serbisë, duke prekur mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve në vendet e tjera që varen nga ky sistem ujor.

Në këtë pikë, Shqipëria i referohet edhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare. Ministri Hoxha ka theksuar se përdorimi i ujërave të përbashkëta duhet të bazohet në parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm, ndërsa shtetet kanë detyrimin të parandalojnë, kontrollojnë dhe reduktojnë dëmet që mund të shkaktohen përtej kufijve.

Në reagimin e tij, Hoxha ka sjellë në vëmendje edhe detyrimet ndërkombëtare të Serbisë. Ai ka theksuar se Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010, duke pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRIT HOXHA Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë. Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër. E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme.

Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Ndryshimi i rrjedhës së një…

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) August 10, 2026

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.