☁️
Tiranë 24°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,624 ▼0.19%
DOW 51,561 ▼0.42%
NASDAQ 26,396 ▼0.09%
NAFTA 95.87 ▼1.4%
ARI 4,422 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,602 ▲ +4.85% ETH $2,587 ▲ +4.73% XRP $1.3825 ▲ +5.88% SOL $112.0300 ▲ +9.97%
S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 % S&P 500 7,624 ▼0.19 % DOW 51,561 ▼0.42 % NASDAQ 26,396 ▼0.09 % NAFTA 95.87 ▼1.4 % ARI 4,422 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Arte

“Serenights Festival”, Korça mbushet me tingujt dhe magjinë e serenatave

Korça është mbushur me tingujt e serenatave, në edicionin e tretë të “Serenights Festival”, një festë katërditore që rikthen në rrugicat, sheshet dhe hapësirat karakteristike të qytetit një prej traditave më të dashura të tij.

Festivali, që nisi mbrëmjen e djeshme dhe do të mbyllet më 20 shtator sjell një program muzikor në katër ambiente të ndryshme të Korçës, duke krijuar një skenë të hapur ku tradita dhe interpretimet bashkëkohore ndërthuren përmes muzikës.

Nata e parë u zhvillua në “Bashta Themistokli” dhe iu kushtua veçanërisht zërave të rinj të qytetit. Në skenë u ngjitën një sërë artistësh dhe instrumentistësh, me një repertor që ndërthur serenatat korçare me këngë të njohura shqiptare.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se “muzika dhe shijet korçare u bënë bashkë, duke sjellë tingujt dhe atmosferën e një prej traditave më të spikatura të Korçës. Vijojmë edhe me tri net të tjera, në Sheshin e Mitropolisë, Pazarin e Vjetër dhe Rrugicën e Mitropolisë, me artistë, muzikë dhe serenata korçare”.

Në tri netët në vijim pritet të ngjiten në skenë edhe emra të njohur të muzikës shqiptare, mes tyre Mihallaq Andrea, Eli Fara dhe Redon Makashi.

Përmes këtij aktiviteti, serenata rikthehet në mjediset ku tradita e saj është përcjellë brez pas brezi.

Serenatat janë këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të qytetit të Korçës e që luheshin me kitarë e mandolinë poshtë dritareve të vajzave, ndaj të cilave shprehnin dashurinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.