☁️
Tiranë 23°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,629 ▼0.11%
DOW 51,618 ▼0.31%
NASDAQ 26,410 ▼0.03%
NAFTA 95.88 ▼1.39%
ARI 4,431 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $80,892 ▲ +5.39% ETH $2,606 ▲ +5.84% XRP $1.3928 ▲ +7.14% SOL $112.5600 ▲ +10.88%
S&P 500 7,629 ▼0.11 % DOW 51,618 ▼0.31 % NASDAQ 26,410 ▼0.03 % NAFTA 95.88 ▼1.39 % ARI 4,431 ▲0.71 % S&P 500 7,629 ▼0.11 % DOW 51,618 ▼0.31 % NASDAQ 26,410 ▼0.03 % NAFTA 95.88 ▼1.39 % ARI 4,431 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Mali i Zi

Konferenca ndërqeveritare Mali i Zi–BE nuk mbahet këtë muaj — mungon ‘drita jeshile’ për mbylljen e kapitujve të rinj

Një zyrtar i BE-së konfirmoi për portalin RTCG se më shumë se një shtet anëtar nuk ka dhënë ende dritën jeshile për mbylljen e kapitujve; arsyet janë teknike. Konferenca e ardhshme mund të mbahet në mes të tetorit në Luksemburg.

Konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, në të cilën Podgorica priste të mbyllte kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim, nuk do të mbahet këtë muaj, njoftoi portali RTCG. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej në margjinat e sesionit të Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian tha për portalin se po punohet intensivisht që shtetet anëtare të japin miratimin për mbylljen e kapitujve shtesë, por procedura nuk u përfundua në kohë. “Është çështje kohe, jo diçka tjetër”, u shpreh zyrtari, duke konfirmuar se më shumë se një shtet anëtar nuk ka dhënë ende dritën jeshile. Sipas tij, arsyet janë kryesisht teknike, pasi procedurat e brendshme në ato vende nuk kanë përfunduar ende.

Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, kishte njoftuar më 4 shtator në Dublin se Mali i Zi i kishte dorëzuar Komisionit Evropian pozicionet negociuese për nëntë kapituj, ndërsa për gjashtë kapitujt e tjerë të hapur pozicionet pritet të dorëzohen deri në fund të shtatorit.

Konferenca e ardhshme ndërqeveritare mund të mbahet në mes të tetorit në Luksemburg. E fundit u zhvillua më 14 korrik në Bruksel, kur u mbyllën përkohësisht kapitujt 8 (konkurrenca) dhe 29 (unioni doganor), duke e çuar në 18 numrin e kapitujve të mbyllur përkohësisht nga 33 gjithsej. Plani i qeverisë malazeze është që edhe 15 kapitujt e mbetur të mbyllen deri në fund të vitit.

Burimi: Vijesti

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.