Tirana kërkon ndihmën e tifozëve, për momentin vendimi i Disiplines nuk ndryshon
Tirana kërkon mbështetjen e tifozëve për ndeshjen ndaj Elbasanit, por për momentin vendimi i Disiplinës mbetet në fuqi. Me anë të një postimi në faqen zyrtare klubi bardheblu njofton se ka kërkuar konvertimin e dënimit, që tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Elbasanit.
Për momentin kërkesa për të shlyer financiarisht pjesën e mbetur të dënimit është refuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e parë, që parashikon zhvillimin e sfidës pa spektatorë.
Gjithësi klubi njofton se po ndjek të gjitha procedurat institucionale për kundërshtimin e këtij vendimi dhe se do të njoftojë tifozët dhe opinionin sportiv për çdo zhvillim të mëtejshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.