Sërish penallti dhe prapë Parrott, Irlanda në epërsi të dyfishtë ndaj Kosovës
Troy Parrott shënoi sërish nga pika e bardhë, këtë herë pas penalltisë së shkaktuar nga Aro Muric, dhe Irlanda e çoi në 2-0 epërsinë ndaj Kosovës në Dublin.
Irlanda e dyfishoi epërsinë ndaj Kosovës në Dublin, duke shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje, siç njofton Telegrafi. Rezultati u bë 2-0 për vendasit, të cilët e thelluan edhe më tej avantazhin e tyre.
Sërish nga pika e bardhë u tregua i saktë Troy Parrott, i cili nuk gaboi në ekzekutimin e 11-metërshit. Këtë herë penalltinë e shkaktoi portieri Aro Muric, i cili e faulloi Parrott brenda zonës, ndërsa gjyqtari akordoi penallti.
Parrott gjuajti në qendër dhe u tregua i pagabueshëm, duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol, situata për Kosovën në Dublin u përkeqësua edhe më tej.
Kosova ishte tashmë në disavantazh dhe me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Kreshnik Hajrizit në pjesën e parë, dhe goli i dytë e bëri edhe më të vështirë detyrën e saj në vazhdim të ndeshjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.