☁️
Tiranë 11°C · Vranët 23 Nëntor 2026
S&P 500 7,238 ▲4.75%
DOW 49,616 ▲3.05%
NASDAQ 24,115 ▲6.62%
NAFTA 81.13 ▼2.73%
ARI 3,650 ▲3.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,713 ▲ +1.44% ETH $1,744 ▲ +1.67% XRP $0.9590 ▲ +3.36% SOL $73.6600 ▲ +4.63%
S&P 500 7,238 ▲4.75 % DOW 49,616 ▲3.05 % NASDAQ 24,115 ▲6.62 % NAFTA 81.13 ▼2.73 % ARI 3,650 ▲3.82 % S&P 500 7,238 ▲4.75 % DOW 49,616 ▲3.05 % NASDAQ 24,115 ▲6.62 % NAFTA 81.13 ▼2.73 % ARI 3,650 ▲3.82 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Bota

SEUL – Koreja e Jugut dhe Kina arrijnë marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e argëtimit

KOREJA E JUGUT DHE KINA – Arrijnë marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e argëtimit

– Koreja e Jugut dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e argëtimit, turizmit dhe shërbimeve financiare, duke hapur mundësi të reja për kompanitë koreano-jugore në tregun kinez, sipas “Euronews”.

Marrëveshja u bë e ditur pas takimit mes presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, dhe presidentit kinez, Xi Jinping, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Shenzhen të Kinës.

Të dy vendet kanë përfunduar negociatat për zgjerimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, veçanërisht në fushën e shërbimeve dhe investimeve.

Megjithatë, dokumenti përfundimtar duhet ende t’i nënshtrohet shqyrtimit ligjor dhe të nënshkruhet zyrtarisht, përpara se marrëveshja të hyjë në fuqi.

Sipas kushteve të dakordësuara, Kina do t’u garantojë kompanive koreano-jugore të filmit dhe videolojërave, trajtim të barabartë me atë që u ofron bizneseve nga vendet e tjera.

Pekini është zotuar gjithashtu, të zbatojë parimin e mosdiskriminimit gjatë shqyrtimit dhe miratimit të filmave dhe lojërave online koreano-jugore.

Një tjetër pikë e rëndësishme është zgjerimi i bashkëprodhimeve audiovizive.

Deri tani, bashkëpunimi zyrtar mes dy vendeve përfshinte kryesisht filmat, ndërsa marrëveshja e re do ta shtrijë atë edhe te serialet televizive, animacionet, programet argëtuese dhe dokumentarët.

Veprat e prodhuara bashkërisht dhe të njohura zyrtarisht, nga të dy vendet do të trajtohen si prodhime vendase, duke mos iu nënshtruar kufizimeve që zbatohen për përmbajtjet e huaja.

Marrëveshja shihet si një mundësi për lehtësimin e kufizimeve që kanë prekur prej vitit 2016, përhapjen e kulturës koreano-jugore në Kinë.

Në atë periudhë, Pekini kundërshtoi vendosjen nga Seuli të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketore THAAD, ndërsa më pas prodhimet televizive, filmat dhe koncertet koreane hasën pengesa në tregun kinez.

Kina nuk i ka pranuar zyrtarisht këto kufizime si një ndalim të posaçëm.

Megjithatë, marrëveshja nuk garanton ende rikthimin e koncerteve K-pop në Kinë.

Organizimi i tyre nuk përfshihet drejtpërdrejt, në angazhimet e reja dhe përfaqësuesit e industrisë muzikore mbeten të kujdesshëm, për mundësinë e rifillimit të performancave në shkallë të gjerë.

Përtej industrisë së argëtimit, marrëveshja parashikon edhe zgjerimin e mundësive për agjencitë turistike koreano-jugore në 23 rajone të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shangain.

Ato do të mund të organizojnë udhëtime jashtë vendit për shtetasit kinezë dhe të huajt që jetojnë në Kinë.

Dy vendet kanë rënë dakord gjithashtu, për lehtësimin e hyrjes së kompanive në sektorët e shpërndarjes dhe shërbimeve financiare, si dhe për të mos kërkuar transferimin e teknologjisë si kusht për investimet.

Negociatat për zgjerimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, nisën në mars të vitit 2018 dhe përfunduan pas 17 raundesh bisedimesh.

Marrëveshja fillestare e tregtisë së lirë mes Koresë së Jugut dhe Kinës, hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2015. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.