🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 85.44 ▼1.86%
ARI 4,701 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,984 ▲ +0.97% ETH $2,481 ▲ +2.07% XRP $1.4915 ▼ -0.27% SOL $95.1300 ▲ +0.66%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.44 ▼1.86 % ARI 4,701 ▲0.44 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 85.44 ▼1.86 % ARI 4,701 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Sporti

“Sezoni i ri, pamje e re”, Erling Haaland i befason të gjithë, i jep lamtumirën flokëve të tij të gjatë. Reagimet e miqve

Qoftë Zlatan Ibrahimovic, Gareth Bale apo Erling Haaland, futbolli ndër vite ka parë disa nga modelet më ikonike të flokëve të gjatë të lidhur topuz. Megjithatë, Haaland ka vendosur ta nisë sezonin e ri të Premier League me një pamje të re dhe shumë ndryshe.

Sulmuesi i Manchester City-t zbuloi në rrjetet sociale se kishte hequr dorë nga flokët e tij të famshëm biondë, duke shkruar përbri një videoje të postuar në Instagram: “Sezoni i ri, prerje e re.”

Para se të priste flokët, Haaland bëri shaka duke shfaqur disa foto të modeleve të mëparshme të flokëve gjatë karrierës së tij, si dhe disa ide mjaft të diskutueshme se si duhej të dukej modeli i ri.

Dukej nervoz teksa i prenë tufën e parë të flokëve, por nuk kaloi shumë kohë para se Haaland të niste të buzëqeshte me pamjen e tij të re.

Reagimet ishin të përziera kur 26-vjeçari zhvilloi videotelefonata me shokun e skuadrës te City, Jack Grealish, këngëtarin e Oasis, Noel Gallagher, dhe ish-trajnerin e City-t, Pep Guardiola. Gallagher tha: “Dukesh rreth 17 vjeç. Është mirë. Ndryshimi është i mirë.”

Grealish dhe Guardiola të dy thanë se e “pëlqenin shumë” ndryshimin. “Dukesh rreth 10 vjeç. Kjo është fantastike. Nuk mund të ndaloj së shikuari pjesën e përparme të flokëve të tu. Më pëlqen shumë”, tha Grealish.

“Jo, nuk ka mundësi. Je me fat që ke flokë. Do të doja shumë t’i kisha. Më pëlqejnë”, tha Guardiola.

Para se të telefononte Ibrahimovicin, Haaland bëri shaka duke thënë se ish-futbollisti i kombëtares suedeze i kishte thënë të mos i priste kurrë flokët e gjatë. “Zlatani më tha: mos i prit kurrë flokët, sepse forca jote është te flokët. Jam pak nervoz. Dua një prerje shumë të shkurtër, si në ushtri.” Por doli se Ibrahimovic ishte jo pak i impresionuar që Haaland nuk e kishte ndjekur këshillën e tij.

“Çfarë dreqin ke bërë? Humbe ndonjë bast apo çfarë? Më blloko dhe fshije numrin tim”, i tha Ibrahimovic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.