☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,107 ▼ -1.03% ETH $2,325 ▼ -0.89% XRP $1.2903 ▼ -1.99% SOL $100.3900 ▼ -1.55%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Sfidat e NATO-s, diskutohet në Tiranë për Rusinë dhe terrorizmin

Rusia dhe kërcënimi i saj ndaj vendeve anëtare të Aleancës, ka qenë kryefjala e ditës së parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Tiranë.
Në çeljen e punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i saj, Michale Turner, e ka renditur këtë çështje, ne prioritetet kryesore te Aleancës.
“NATO sot përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare dhe do shikojnë si do e trajtojmë këtë kërcënim, apo edhe kërcënimet bërthamore të saj”, u shpreh Turner.
Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, cilësoi si provokim vendosjen e sistemit te raketave ne Rumani.
Në samit doli në pah përplasja mes Armenisë e Azerbajxhanit të pranishëm në takimin e Tiranës. Në qendër është Nagorno-Karabaku ku dy vendet përplasen ushtarakisht.
Terrorizmi, kërcënimi nga ISIS dhe refugjatët ishin disa nga pikat e diskutuar gjatë samitit. Për Bruno Tertrais, drejtuesit të Fondacionit për Kërime Strategjike, këto dy çështje nuk duhet të ngatërrohen mes tyre.
“Terrorizmi natyrisht është kërcënimi më i dukshëm dhe më i rëndësishme që shkakton ISIS. Disa në Europë do të shtonin dhe migrimin, por 3 gjëra nuk duhet të harrojmë. Së pari, migrimi nuk shkaktohet nga ISIS, por shkaktohet nga një konflikt për të cilin regjimi sirian është përgjegjës. Së dyti, migrimi është më shumë dështim, se sa sukses i ISIS. Ajo që do ISIS është që të gjithë myslimanët të vijnë, të jetojnë, të luftojnë në tokat e të ashtuquajturit Kalifat dhe jo të largohen prej tyre. Së treti, migrimi natyrisht që mund të jetë destabiluzues dhe natyrisht që është i tillë dhe shikojmë efektet e veta të drejtpërdrejta politike në Austri, por nuk çon dhe nuk do të na çojë në kohën e Hitlerit”, u shpreh Bruno Tertrais.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.