Sporti
Sfidë përmbytjeve, rafting në lumin e tërbuar të Osumit (Foto)
Ndërsa moti i keq ka përfshirë vendin tonë nga reshjet e shumta të shiut dhe të dëborës dhe lumenjtë e tërbuar kanë shkaktuar panik, për disa ka qenë një ditë zbavitëse.
Një grup të rinjsh të cilët merren me sportin e rafting e kanë shfrytëzuar ditën e sotme për një aventurë që e kanë quajtur një nisje e mbarë e 2015-ës.
Fotot janë publikuar në faqen e Facebook të “Albania Rafting Group”.
Lumenjtë në jug të vendit ka qenë në momentin më të mirë të tyre për të ushtruar sportin e Rafting.
Kështu kanë bërë edhe këta të apasionuar pas këtij sporti, të cilët nuk e kanë lënë këtë mundësi t’u largohet.
Shijoni fotot e mëposhtme: