☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.76 ▲1.86%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,777 ▲ +0.68% ETH $2,339 ▲ +0.51% XRP $1.3156 ▲ +0.24% SOL $101.5800 ▲ +0.94%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

Një ekip nga zyra e Avokatit të Popullit po inspekton prej tre ditësh një nga burgjet më të mëdha në vend, atë të Reçit në Shkodër.

​Sot, këtë institucion e vizitoi edhe vetë Avokati i Popullit, Endrit Shabani, i shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, Ahmet Prençi. Ata panë nga afër kushtet e rrethimit, si dhe zhvilluan biseda me të dënuarit dhe stafin e burgut.

​Në një komunikim për mediat pas vizitës, Avokati i Popullit vuri theksin te faktet se, ndonëse Burgu i Reçit është një strukturë e re, ai vijon të vuajë nga mangësitë e vjetra të sistemit, i cili dështon të ofrojë shërbime të mirëfillta rehabilituese për të dënuarit.

​”Të dënuarit nuk mund të ngecin brenda rrjetës së kriminalizimit. Ata duhet të kenë mundësi të ndjekin programe sociale dhe edukuese që e bëjnë rikthimin e tyre në shoqëri të pranueshëm,” u shpreh Shabani.

​Duke iu referuar ankesave dhe rasteve të vdekjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), Avokati i Popullit kërkoi investime të menjëhershme në infrastrukturë.

Sipas tij, kjo do të garantonte kushte më humane dhe shërbime shëndetësore reale, si për të dënuarit, ashtu edhe për efektivët dhe punonjësit e këtyre institucioneve.

​Endrit Shabani u ndal gjithashtu te zbatimi në praktikë i ligjit për amnistinë, duke denoncuar një hallkë burokratike që po penalizon të burgosurit.

​”Me keqardhje konstatojmë se, pavarësisht vërejtjeve tona që në fillim, ka të dënuar që nuk po përfitojnë nga amnistia edhe pse i plotësojnë kriteret. Kjo ndodh vetëm sepse vendimet e tyre gjyqësore nuk janë zbardhur brenda afateve. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe familjeve të tyre,”- deklaroi Avokati i Popullit.

​Inspektimi në burgun e Reçit do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Në përfundim të tij, Institucioni i Avokatit të Popullit do të bëjë publike të gjitha gjetjet dhe rekomandimet zyrtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.