☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,587 ▲0.6%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,438 ▲1.09%
NAFTA 95.61 ▼0.88%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,656 ▲ +0.03% ETH $2,298 ▲ +0.91% XRP $1.2787 ▲ +2.26% SOL $93.5000 ▼ -0.14%
S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,587 ▲0.6 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,438 ▲1.09 % NAFTA 95.61 ▼0.88 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Shalsi: Kemi parë personazhe që kanë qenë në shesh më herët, por u maskuan pas flamingove

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, ka komentuar mbi protestën e ditëve të fundit para Kryeministrisë, duke u ndalur tek roli i disa figurave politike që sipas tij kanë tentuar të përfitojnë nga tubimi. Ai theksoi se një pjesë e protestuesve ka qenë e shëndetshme dhe e sinqertë në qëllimet e saj, por se brenda saj janë infiltruar elementë politikë që kanë deformuar mesazhin e protestës.

Ai ka theksuar se mazhoranca nuk ka mohuar kurrë ekzistencën e një pjese të shëndetshme të qytetarëve që marrin pjesë në protesta, por ka evidentuar edhe elementë të papranueshëm.

“Në asnjë rast nuk i kemi mohuar dhe kemi pranuar që ka një pjesë të shëndetshme të popullsisë që po merr pjesë në protesta. Natyrisht që një forcë politike, sikurse është ajo ku unë bëj pjesë, nuk ka pse t’i trembet protestave. Problemi është që forcat politike që i janë trembur protestave është provuar që kanë dështuar. Ajo që duhet të na trembi ne është indiferenca dhe jo protesta.”

Deputeti socialist shtoi se janë vërejtur sjellje të papajtueshme.

“Ne kemi parë fjalime vulgare, kemi parë protestues që drejtohen drejt Rinasit. Kemi parë personazhe që dolën në pah por u maskuan pas flamujve. Aty kemi ca personazhe të partive politike që përfituan nga rasti për të hyrë brenda protestës dhe siç dëshmuan më vonë, ata larguan pjesën e shëndetshme të protestuesve.”

Ai përmendi edhe tentativat për të bllokuar aeroportin e Rinasit dhe shfaqjet e shëmtuara.

“Një pjesë tjetër që të bën përshtypje ishte tentativa për të bllokuar aeroportin e Rinasit apo shfaqjet e shëmtuara. Pra është bërë më e qartë se ndaj janë tkurrur në numra këto protesta.”

Shalsi e përmbylli me një reflektim mbi rolin e protestave në demokraci.

“Protestat janë informacion dhe duhet analizuar nga qeveria. Secili prej nesh po reflekton dhe pavarësisht nga numrat, po reflekton, sepse demokracia nuk dëmtohet nga protestat.”

Deputeti socialist sqaroi se kur i referohet banalitetit, ka parasysh fjalimet dhe qëndrimet e disa personazheve të njohur për retorikën e tyre.

“Kur flas për banalitet i referohem fjalimeve dhe qëndrimeve që janë mbajtur nga disa personazhe të mirënjohur tashmë për qëndrimet e tyre. Me shumë kujdes, vëmendje dhe respekt kemi ndjekur protestën.”

rtsh.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.