🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.39 ▲0.92%
ARI 4,030 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,869 ▼ -0.09% ETH $2,409 ▲ +0.08% XRP $1.3282 ▲ +0.11% SOL $104.7100 ▲ +0.94%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.39 ▲0.92 % ARI 4,030 ▼0.74 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.39 ▲0.92 % ARI 4,030 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Urdhër nga Rama për shkarkime kolektive të drejtorëve? Gonxhja: Ja e vërteta

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaron se nuk ka një urdhër nga kryeministri Edi Rama për një valë shkarkimesh të drejtorëve në varësi të ministrive të ndryshme.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gonxhja la të hapur mundësinë që drejtorë të caktuar t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, por sipas tij, nuk mund të ketë shkarkime kolektive.

“Nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë urdhër apo kërkesë nga kryeministri që ministrat të shkarkojnë drejtorët e varësisë. S’ka një valë shkarkimi të drejtorëve sepse do ishte edhe jo normale kolektive”, tha Gonxhja.

“Mund të ketë ndryshime, mund të ketë njerëz që kalojnë në faza të caktuara vlerësimi, testimi, për pozicione të rëndësishme, për sektorë të rëndësishëm, ku luhen fatet e vendit”, vijoi ai.

Më herët burime pranë qeverisë bënë me dije për A2CNN se shefi i qeverisë synon që të nisë reflektimin me drejtorët që janë në varësi të disa ministrive. Nga kjo valë shkarkimesh Rama ka kursyer drejtorët e policisë, arsimit dhe spitaleve, policia, arsimi dhe shëndetësia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.