☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,452 ▼ -0.89% ETH $2,268 ▼ -0.05% XRP $1.2500 ▼ -0.03% SOL $93.3500 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – BB: IA-ja, kërcënim më i madh për punësimin në ekonomitë e zhvilluara

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH-DPA/- Punonjësit në vendet e pasura përballen me një rrezik dukshëm më të madh që vendet e tyre të punës, të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale (IA), krahasuar me punonjësit në vendet më të varfra, sipas një raporti të publikuar sot nga Banka Botërore.

Sipas raportit, mundësia që puna e tyre të automatizohet, është mbi tre herë më e lartë në vendet me të ardhura të larta sesa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Rreth 14,2% e vendeve të punës në vendet e pasura rrezikojnë të preken nga IA-ja, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme kjo shifër është vetëm 4,5%.

Megjithatë, Banka Botërore thekson se inteligjenca artificiale, mund të sjellë edhe përfitime të mëdha, duke rritur produktivitetin në 16,2% të vendeve të punës në vendet në zhvillim, një përqindje e ngjashme me atë të parashikuar për vendet me të ardhura të larta (18,7%).

Kryeekonomisti i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se vendet me të ardhura më të ulëta, nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për modele gjigante të IA-së apo qendra të mëdha të të dhënave, për të përfituar nga kjo teknologji.

Sipas tij, edhe mjetet e vogla dhe me kosto të ulët të inteligjencës artificiale, mund t’u japin miliona njerëzve akses më të mirë në kujdesin shëndetësor, arsim dhe bujqësi.

Autorët e raportit paralajmëruan, megjithatë, se për të realizuar këto përfitime nevojiten kushte të përshtatshme.

Qeveritë e vendeve me të ardhura të ulëta duhet të sigurojnë akses të gjerë në internet dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Pa masa të posaçme, inteligjenca artificiale mund të thellojë hendekun mes vendeve, të rrisë pabarazinë brenda shoqërive dhe të përqendrojë më tej fuqinë e tregut tek disa kompani të mëdha, paralajmëron raporti.

Në grupin e vendeve me të ardhura të larta, Banka Botërore përfshin shumë vende evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Vendet me të ardhura të mesme përfshijnë Brazilin, Kinën, Meksikën, Egjiptin, Indinë, Tajlandën dhe Vietnamin.

Ndërsa vendet me të ardhura të ulëta përfshijnë Afganistanin, Etiopinë, Sirinë dhe Ugandën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.