Bota

SHBA – Dy kanadezë dhe një amerikan ”nobelistët” e informatikës

Shoqata për Makineritë Kompjuterike ka bërë të ditur se dy shkencëtarë kanadezë dhe një amerikan kanë fituar çmimin më të lartë në botë për shkencat kompjuterike për avancimin e inteligjencës artificiale (AI).

Kanadezët Yoshua Bengio dhe Geoffrey Hinton, drejtori shkencor i Institutit të Inteligjencës Artificiale në Kebek dhe inxhinier në kompaninë Google, si dhe amerikani Yann LeCun, profesor në Universitetin e Nju Jorkut dhe shefi shkencëtar i Inteligjencës Artificiale në Facebook, do të ndajnë çmimin prej një milion dollarësh amerikanë.

Treshja fitoi çmimin Turing, të emëruar sipas shkencëtarit kompjuterik britanik, Alan Turing, për krijimin artificial të trurit të njeriut përmes impulseve nervore të quajtura neurone.

“Inteligjenca artificiale tani është një nga zonat me rritje më të shpejtë në të gjithë shkencën dhe një nga temat më të përfolura në shoqëri”, tha Cherri M. Pancake, kreu i ACM-së në shpalljen e çmimit.

Çmimi Turing konsiderohet si çmimi Nobel i informatikës.

Alan Turing ishte një matematikan i cili theu kodin ushtarak nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar shumë përpjekjet e inteligjencës së aleatëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button