🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,940 ▲ +0.33% ETH $2,245 ▲ +0.5% XRP $1.1665 ▼ -1.24% SOL $89.9400 ▼ -0.33%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Gjykata federale bllokon përkohësisht rregullat e Trump për votimin me postë

UASHINGTON, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Një gjyqtare federale amerikane bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit, Donald Trump që shtrëngonte rregullat e votimit me postë pak më shumë se dy muaj para zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Rregullat ishin një “rregullore me shumë gjasa jokushtetuese për të cilën zbatimi është praktikisht i pamundur në lidhje me zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026”, shkroi gjyqtarja Indira Talwani.

Ajo tha se masat nuk mund të zbatoheshin realisht sepse shtetet e para pritet të fillojnë të dërgojnë fletëvotime me postë që javën e ardhshme.

Rregullat e reja do t’i jepnin Shërbimit Postar të SHBA-së (USPS) një rol qendror në mbikëqyrjen e votimit me postë. Shtetet do të duhet të paraqesin modelin e zarfeve të tyre të fletëvotimit me postë për miratim, ndërsa USPS do t’u dorëzonte materialet e votimit vetëm personave të listuar në listat e votuesve të ofruara nga shtetet.

Republikanët i kanë mbrojtur masat si të nevojshme për të parandaluar mashtrimet e supozuara zgjedhore, ndërsa kritikët thonë se Trump po kërkon ta bëjë votimin me postë më të vështirë.

Votuesit demokratë në përgjithësi kanë qenë më të prirur sesa republikanët të votojnë me postë.

Zgjedhjet e mesit të mandatit të 3 nëntorit do të vendosin të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe rreth një të tretën e Senatit.

Me republikanët që mbajnë shumicë të ngushtë në të dyja dhomat, kontrolli i Kongresit mund të varet vetëm nga një numër i vogël garash. Humbja e njërës dhomë do ta bënte shumë më të vështirë për Trumpin të shtynte përpara axhendën e tij politike.

Talwani më parë i kishte bllokuar rregullat, por Gjykata Supreme e hoqi atë urdhër të hënën për arsye procedurale në vend që të vendoste mbi ligjshmërinë e masave./ /os/ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.