☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

SHBA-ja nuk i do të korruptuarit në listat zgjedhore

Përfshirja e personave në listat zgjedhore për kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin, mbetet në vullnetin e partive politike.

Kjo pasi legjislacioni aktual ndalon përfshirjen në lista vetëm të atyre personave që janë dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatave.

Derisa partitë politike nuk kanë treguar nëse do të përfshihen në lista personat që kanë aktakuza, diplomatë të huaj kanë bërë thirrje që vija e kuqe të jetë aktakuza dhe dënimi i gjykatës. Zëdhënësja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Michelle Schohn, ka thënë për “Kohën Ditore” se shpresojnë që ata të cilët janë të përfshirë në afera korrupsioni të mos jenë listat e kandidatëve për deputetë.

“Siç tha ambasadori Delawie gjatë një interviste javën e kaluar se është shumë e rëndësishme që të gjitha partitë politike të kenë parasysh kë e përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve, dhe të zgjedhin njerëz që mund të frymëzojnë rininë e Kosovës dhe që vënë në rend të parë interesat më të mira të Kosovës dhe qytetarët e saj”, ka thënë Schohn.

“Në të kaluarën ne kemi dhënë mbështetje kur zyrtarët e zgjedhur kanë dhënë dorëheqje, kur u është ngritur padi penale; ngjashëm, ne shpresojmë se të gjithë ata që janë njollosur nga korrupsioni nuk do të paraqiten në listat e kandidatëve”, ka shtuar ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.