☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.6%
DOW 52,177 ▼0%
NASDAQ 26,353 ▼1.35%
NAFTA 97.04 ▲0.56%
ARI 4,186 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,601 ▼ -0.97% ETH $2,441 ▲ +0.09% XRP $1.3134 ▼ -1.68% SOL $104.3900 ▼ -1.27%
S&P 500 7,698 ▼0.6 % DOW 52,177 ▼0 % NASDAQ 26,353 ▼1.35 % NAFTA 97.04 ▲0.56 % ARI 4,186 ▲0.37 % S&P 500 7,698 ▼0.6 % DOW 52,177 ▼0 % NASDAQ 26,353 ▼1.35 % NAFTA 97.04 ▲0.56 % ARI 4,186 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Nëntë senatorë kërkojnë hetim për ndërprerjet e “Starshield”, Zelensky merr pjesë në samitin e BE-së

– Nëntë senatorë amerikanë, nga Partia Demokratike dhe ajo Republikane, i kanë kërkuar inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, të nisë një hetim për ndërprerjet e shërbimit satelitor “Starshield”, i cili përdoret nga ushtria ukrainase për komunikimet dhe operacionet ushtarake, sipas “Reuters”.

Në një letër të datës 15 tetor, senatorët kërkuan të sqarohet nëse zyrtarë amerikanë kishin urdhëruar, miratuar ose kishin pasur dijeni paraprake për kufizimet e shërbimit.

Ata kërkuan gjithashtu të hetohet nëse problemet me komunikimet satelitore dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës, i kishin vënë në rrezik personelin amerikan në Ukrainë gjatë sulmeve ruse.

Sipas letrës, kufizimet e raportuara mes 12 dhe 14 tetorit ndikuan në komunikimet, që mbështesin përdorimin e dronëve dhe mjeteve të tjera ajrore ukrainase.

Senatorët kërkuan të përcaktohet nëse kufizimet erdhën si pasojë e vendimeve politike, problemeve teknike apo veprimeve të kompanisë “SpaceX”, e cila administron shërbimet satelitore.

Shkaqet dhe përgjegjësitë nuk janë përcaktuar përfundimisht.

“Starshield” është një sistem satelitor i SpaceX-it, i ndërtuar mbi teknologjinë “Starlink” dhe i përshtatur për përdorim nga qeveritë dhe ushtritë.

Ai mbështet komunikimet ushtarake dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Kufizimet e raportuara kanë ngritur shqetësime në Ukrainë, për varësinë nga një sistem që është nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori pjesë sot në samitin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku kërkoi vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake dhe financiare.

Gjatë takimeve, udhëheqësit e BE-së rikonfirmuan mbështetjen për Kievin.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, deklaroi se nuk ishte koha për të tërhequr ndihmën ose për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se sanksionet do të mbeten në fuqi derisa Rusia të ndalë luftën.

Zelensky deklaroi se funksionimi i sistemit satelitor ishte përmirësuar, por nuk ishte rikthyer plotësisht në gjendjen e mëparshme.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe financim, për të përballuar nevojat e Ukrainës gjatë pjesës së mbetur të vitit dhe në vitin 2027.

Kërkesa e senatorëve për hetim vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë tensionuar, për shkak të pasigurisë rreth mbështetjes amerikane, përfshirë komunikimet satelitore dhe shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.