☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,669 ▼0.97%
DOW 51,962 ▼0.41%
NASDAQ 26,227 ▼1.82%
NAFTA 98.65 ▲2.23%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,256 ▼ -1.1% ETH $2,422 ▼ -0.58% XRP $1.3021 ▼ -2.66% SOL $103.6900 ▼ -1.97%
S&P 500 7,669 ▼0.97 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,227 ▼1.82 % NAFTA 98.65 ▲2.23 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,669 ▼0.97 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,227 ▼1.82 % NAFTA 98.65 ▲2.23 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Zelensky kërkon 70 miliardë euro shtesë nga BE-ja për vitin 2027

BRUKSEL, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i kërkoi sot Bashkimit Evropian mbështetje financiare shtesë për vendin e tij, duke paralajmëruar se lufta do të kërkojë shpenzime të mëdha edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe ne kemi nevojë për të paktën 70 miliardë euro të tjera nga ju, për mbrojtjen, armatimet dhe aftësinë tonë për t’i bërë ballë luftës”, u tha Zelensky udhëheqësve të BE-së gjatë samitit të zhvilluar në Bruksel.

Ai e cilësoi shumën e kërkuar si realiste dhe u bëri thirrje vendeve anëtare, të gjejnë mënyrën për ta siguruar këtë mbështetje.

Muajin e kaluar, ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, deklaroi se Ukrainës i mungonin 32,6 miliardë dollarë për të përballuar nevojat ekonomike dhe 45 miliardë dollarë për mbrojtjen.

Vitin e kaluar, Bashkimi Evropian miratoi një hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, për t’u përdorur gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Ndërkohë, BE-ja u ka kërkuar edhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë të shtojnë financimin për Kievin.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi dje se Evropa duhet të rrisë mbështetjen financiare për Ukrainën, përpara takimit me udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Evropian. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.