☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,669 ▼0.97%
DOW 51,962 ▼0.41%
NASDAQ 26,227 ▼1.82%
NAFTA 98.65 ▲2.23%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,256 ▼ -1.1% ETH $2,422 ▼ -0.58% XRP $1.3021 ▼ -2.66% SOL $103.6900 ▼ -1.97%
S&P 500 7,669 ▼0.97 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,227 ▼1.82 % NAFTA 98.65 ▲2.23 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,669 ▼0.97 % DOW 51,962 ▼0.41 % NASDAQ 26,227 ▼1.82 % NAFTA 98.65 ▲2.23 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky: Kufizimet e shpejtësisë së Starlink pengojnë operacionet ushtarake dhe humanitare të Ukrainës

KIEV, 16 tetor /ATSH -AA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi të premten se sistemi Starlink nuk është çaktivizuar plotësisht në Ukrainë, por kufizimet e shpejtësisë kanë ndikuar në aftësinë e vendit për ta përdorur atë për qëllime të caktuara ushtarake dhe humanitare.

Duke folur në një konferencë për media në margjinat e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Zelensky tha se Ministria e Mbrojtjes mbetet në kontakt me partnerët dhe se ai ka marrë sinjale nga Shtëpia e Bardhë se shërbimet do të rikthehen plotësisht.

Ai pretendoi se Ukraina nuk po e përdor Starlink-un për të kryer sulme në thellësi të territorit rus, por mbështetet në këtë sistem për operimin e dronëve interceptues kundër dronëve rusë Shahed me motorë reaktivë.

Ai tha se kufizimet kanë ndikuar gjithashtu në aftësinë e Ukrainës për të kryer sulme me rreze të mesme veprimi kundër objektivave ushtarake.

Sipas Zelenskyyt, dronët e pajisur me Starlink janë përdorur për t’u dërguar ushqim dhe ujë personelit ukrainas në pozicione të ekspozuara ndaj sulmeve me dronë nga forcat armike.

Zelenskyy tha se Ukraina merr nga SHBA-ja informacione specifike për lëshimin e raketave balistike ruse, ndërsa dhjetëra vende të tjera gjithashtu ndajnë informacione të inteligjencës me Kievin.

Ai tha se Ukraina merr nga SHBA-ja raketa për mbrojtjen ajrore PAC-2 dhe PAC-3 përmes nismës Prioritized Ukraine Requirements List (PURL), ndërsa vendet evropiane financojnë dërgesat.

“Pra, nuk është dhuratë. Nuk është falas”, tha ai, duke pranuar se Ukraina aktualisht nuk është destinacioni me përparësi për këto raketa, pasi shumë prej tyre po dërgohen në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi ukrainas kritikoi marrëveshjen e fundit SHBA-Rusi për naftën dizel dhe mundësinë e heqjes së sanksioneve, duke thënë se Kievi nuk ishte informuar paraprakisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.