☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▼1.01%
DOW 51,936 ▼0.46%
NASDAQ 26,220 ▼1.85%
NAFTA 98.68 ▲2.26%
ARI 4,180 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,196 ▼ -1.27% ETH $2,418 ▼ -0.93% XRP $1.3031 ▼ -2.67% SOL $103.6400 ▼ -2.19%
S&P 500 7,666 ▼1.01 % DOW 51,936 ▼0.46 % NASDAQ 26,220 ▼1.85 % NAFTA 98.68 ▲2.26 % ARI 4,180 ▲0.23 % S&P 500 7,666 ▼1.01 % DOW 51,936 ▼0.46 % NASDAQ 26,220 ▼1.85 % NAFTA 98.68 ▲2.26 % ARI 4,180 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Kosova

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë për mjekësi emergjente

Operatorët përfunduan me sukses trajnimin njëmujor për avancimin e njohurive bazike në mjekësinë emergjente, në kuadër të bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe SHSKUK-së.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët përfunduan me sukses trajnimin njëmujor “Avancimi i njohurive bazike në mjekësinë emergjente”, siç raporton Klan Kosova.

Trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, me qëllim avancimin e njohurive dhe shkathtësive praktike të pjesëtarëve policorë për ofrimin e ndihmës së parë mjekësore në terren dhe reagimin fillestar në situata emergjente, transmeton Klan Kosova.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe përvojë praktike për përballimin e situatave të ndryshme emergjente shëndetësore, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale e operative dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pjesëtarëve të Policisë.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të QKUK-së dhe të Policisë së Kosovës. Kolonel Taibe Canolli dhe Kolonel Mentor Shabani, në emër të Policisë së Kosovës, vlerësuan kontributin e SHSKUK-së dhe në veçanti të Klinikës Emergjente për mbështetjen profesionale në realizimin e trajnimit.

Të dy institucionet riafirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përmes aktiviteteve të përbashkëta që kontribuojnë në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale të personelit policor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.