🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,710 ▲0.44%
DOW 52,350 ▼0.02%
NASDAQ 26,397 ▲0.87%
NAFTA 100.57 ▼1.17%
ARI 4,063 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,479 ▲ +0.06% ETH $2,338 ▲ +0.39% XRP $1.3199 ▲ +1.29% SOL $100.9000 ▼ -1.27%
S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 % S&P 500 7,710 ▲0.44 % DOW 52,350 ▼0.02 % NASDAQ 26,397 ▲0.87 % NAFTA 100.57 ▼1.17 % ARI 4,063 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

SHBA njeh kontributin shqiptar në NATO, ambasadori amerikan: Po na japin bazat dhe aksesin që na nevojitet

Në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po hyjnë në një fazë të re rishikimi strategjik dhe Uashingtoni po kërkon më shumë përgjegjësi nga aleatët për barrën e sigurisë kolektive, Shqipëria rezulton ndër vendet që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë standardet e vendosura nga NATO.

Mesazhi politik që vjen nga SHBA është i qartë: në arkitekturën e re të sigurisë, kontributi konkret do të jetë elementi përcaktues në raportet me aleatët.
Një tabelë e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në Fox News, ka nxjerrë në pah nivelin e shpenzimeve ushtarake të vendeve të aleancës për periudhën 2014–2025.

Në këtë tabelë, Shqipëria figuron me 570.3 milionë dollarë shpenzime për mbrojtjen, duke u renditur mes vendeve që kontribuojnë në barrën e përbashkët të sigurisë.
Gjatë intervistës, Whitaker nënvizoi rëndësinë e angazhimit të aleatëve në aspektin operacional dhe strategjik.

“Mendoj se shumica e aleatëve tanë, në fakt të gjithë aleatët tanë në NATO, po na japin bazat, aksesin dhe mbështetjen ajrore që na nevojitet”, deklaroi ai.

Deklarata vjen në një kohë kur administrata amerikane po zhvillon një rishikim të gjerë të pranisë së saj ushtarake në Evropë, duke vlerësuar jo vetëm pozicionimin e trupave dhe bazave, por edhe nivelin e bashkëpunimit me vendet aleate.

Megjithatë, për NATO-n treguesi kyç nuk mbetet vetëm vlera absolute e buxheteve, por raporti i tyre me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Standardi minimal i aleancës është 2% e PBB-së, një objektiv që Shqipëria jo vetëm e arrin, por e tejkalon.
Sipas Aktit Normativ të Buxhetit 2026, të miratuar së fundmi, shpenzimet totale për mbrojtjen arrijnë në 2.6% të PBB-së, ndërsa shpenzimet bazë të mbrojtjes (“core defence”) janë 2.2%, mbi pragun minimal të aleancës.

Akti parashikon gjithashtu forcim të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse, përmes shtimit të 300 efektivëve të rinj ushtarakë dhe një rritjeje prej 10.3 miliardë lekësh në investime dhe operacione.

Fakti që Shqipëria përfshihet në tabelën e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan dhe njëkohësisht rezulton mbi standardin minimal të NATO-s sipas dokumenteve zyrtare, forcon pozicionin e vendit si një aleat i besueshëm, aktiv dhe me peshë në strukturën e sigurisë euroatlantike.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.