🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.32 ▲1.05%
ARI 4,220 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▼ -0.48% ETH $2,685 ▼ -0.75% XRP $1.5074 ▲ +0.27% SOL $119.0700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.32 ▲1.05 % ARI 4,220 ▲0.95 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.32 ▲1.05 % ARI 4,220 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni: Ushtria amerikane përfundon tërheqjen nga Iraku

UASHINGTON, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane ka përfunduar tërheqjen e saj nga Iraku, njoftoi sot Pentagoni, duke i dhënë fund një pranie ushtarake amerikane në këtë vend që zgjati më shumë se dy dekada.

”Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre të koalicionit e kanë përfunduar zyrtarisht operacionin ‘Inherent resolve’ në Irak, pas një fushate 12-vjeçare kundër grupit terrorist Shteti Islamik”, bëri të ditur Pentagoni.

”Largimi i forcave dhe pajisjeve të fundit të koalicionit nga baza ajrore e Erbilit shënoi përfundimin e suksesshëm të misionit ushtarak”, shtoi ai.

Pentagoni deklaroi se përgjegjësia për përballimin e kërcënimeve të mbetura të sigurisë, përfshirë celulat e Shtetit Islamik, tani u takon kryesisht forcave irakiane, ndonëse Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë trajnime të synuara dhe mbështetje me informacione të inteligjencës.

Më herët, këshilltari irakian për sigurinë kombëtare, Qasim al-Araji, e përshëndeti përfundimin e misionit të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja si një “moment historik të rëndësishëm”.

SHBA-ja pushtoi Irakun së bashku me aleatët e saj në vitin 2003, duke rrëzuar nga pushtimi udhëheqësin jetëgjatë Saddam Hussein.

Forcat amerikane u tërhoqën në vitin 2011, por u kthyen në vitin 2014 me kërkesë të qeverisë irakiane, pasi Shteti Islamik mori nën kontroll zona të gjera të Irakut dhe Sirisë fqinje.

Shteti Islamik u shpall i mundur ushtarakisht në Irak në vitin 2017, edhe pse celulat e tij mbeten ende aktive./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.