🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.04%
DOW 51,652 ▼0.38%
NASDAQ 27,200 ▼0.17%
NAFTA 94.61 ▲0.93%
ARI 4,187 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,278 ▲ +0.51% ETH $2,508 ▼ -0.57% XRP $1.3718 ▲ +0.37% SOL $107.5500 ▼ -0.72%
S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,652 ▼0.38 % NASDAQ 27,200 ▼0.17 % NAFTA 94.61 ▲0.93 % ARI 4,187 ▼0.08 % S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,652 ▼0.38 % NASDAQ 27,200 ▼0.17 % NAFTA 94.61 ▲0.93 % ARI 4,187 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

“SHBA pranë Shqipërisë në çeljen e negociatave dhe vizat”- Bejko: Balancat kanë ndryshuar, tani BE është më e inves

Analisti Roland Bejko tha në “Real Story” se SHBA ka qenë e pranishme në momente të rëndësishme për Shqipërinë, jo vetëm përmes ambasadorëve, por edhe përmes sekretarëve të shtetit dhe presidentëve amerikanë.

Sipas tij, që prej vitit 2003, Uashingtoni ka luajtur një rol në mbështetjen e Shqipërisë, përfshirë procesin e liberalizimit të vizave dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Megjithatë, analisti theksoi se aktualisht sheh një angazhim më të madh të Bashkimit Europian në procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa roli amerikan, sipas tij, nuk është aq i dukshëm.

“SHBA-ja ka qenë e pranishme në negociata, jo vetëm me ambasadorët, por edhe me sekretarët e shtetit dhe presidentët e SHBA-së, të cilët për Shqipërinë që prej vitit 2003 u bindën ‘ta pranonin’ Shqipërinë. Në momentin e liberalizimit të vizave apo të çeljes së negociatave, SHBA-ja ka dhënë një dorë dhe është bindur se Ballkani dhe Shqipëria vlejnë, sepse jemi brenda një procesi për uljen e tensioneve dhe unitetin. Sot nuk e shoh rolin e SHBA-së të dukshëm, shoh që BE-ja është më e investuar. Ata vetë nuk kanë një partneritet. Do të doja të dija nëse ka prezencë dhe inkurajim nga ana e tyre”, tha ai në ABC News.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.