☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,452 ▼ -0.89% ETH $2,268 ▼ -0.05% XRP $1.2500 ▼ -0.03% SOL $93.3500 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Rubio: Bisedimet SHBA-Iran për ngushticat kanë përparuar, marrëveshja mund të arrihet “shumë shpejt”

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH -AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Washingtoni dhe Teherani ende nuk kanë përfunduar bisedimet për kalimin përmes rrugëve ujore ndërkombëtare me rëndësi të madhe, por shpreson që një marrëveshje të arrihet “shumë shpejt”.

Pas raportimeve dhe deklaratave të zyrtarëve të lartë amerikanë se të dyja palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Rubio u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se “ka pasur përparim në këto bisedime, por ende nuk ka përfundim”.

“Shpresojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Duke pretenduar se disa anije tregtare kanë mundur të kalojnë pavarësisht përpjekjeve për të bllokuar kalimet e tyre, Rubio tha se megjithatë “ka një bisedë dhe negociatë ku ne jemi të përfshirë mes Omanit dhe Iranit për mënyrën se si më shumë anije të mund të kalojnë atje në mënyrë të sigurt në afat të shkurtër”.

“Ka naftë që po lëviz aktualisht përmes ngushticave. Pra, ngushticat janë të hapura”, tha ai, dukej se i referohej Ngushticës së Hormuzit dhe rrugës ujore Bab el-Mandeb midis Jemenit dhe Bririt të Afrikës, pasi grupi Houthi në Jemen kërcënoi anijet e lidhura me portet saudite.

Bab el-Mandeb, midis Jemenit dhe Bririt të Afrikës, lidh Gjirin e Adenit me Detin e Kuq dhe shërben si një rrugë kryesore për anijet që udhëtojnë mes Azisë, Lindjes së Mesme dhe Evropës përmes Kanalit të Suezit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.